Most read

Urimi me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1442

Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Të nderuar vëllezër kuvendarë, kryesi dhe imamllarë!

Sonte, me perëndimin e diellit, muslimanët në Zvicër dhe të gjithë të tjerët në botë, do ta presin vitin e ri 1442 sipas kalendarit hixhri. Me këtë rast, Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë Vitin e Ri hixhri, 1442.

Përkujtimi i kësaj ngjarjeje të madhe duhet të ndikojë në reflektime dhe transformime të reja, si për jetën, ashtu edhe për bashkësinë tonë dhe për shoqërinë njerëzore mbarë.

Hixhreti na kujton ngjarjen e migrimit të pejgamberit Muhammed, alejhis-selam, i cili u detyrua dhunshëm ta lë vendlindjen e tij, Meken, për të shkuar në qytetin e Jethribit, tani të njohur me emrin Medine.

Hixhreti nuk është qëllim në vete. Hixhreti është ajo rrugë përmes së cilës duhet të arrihet te qëllimi i synuar nga muslimanët e parë dhe te ai që sot muslimanët synojnë. E ky synim është që të jetohet me besim të vërtetë te Zoti i vetëm dhe me drejtësi midis njerëzve.

Lusim Zotin e Gjithësisë që të lëshojë ndihmën e Tij mbi xhematet tona, mbi imamët dhë këshillat e xhamive, si dhe të bekojë bashkësinë tonë, shoqërinë dhe vendin ku jetojmë, vendlindjen tonë dhe botën mbarë.

Paçim një vit të mbarë, me paqe e siguri! Amin!

Mehas Alija

Kryetar i UBISHZ-së

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP