Numrat arabë (Rilindja e Matematikës)
Sot e gjithë bota i përdor numrat. Që nga fëmijëria, kur i mësojmë, ata bëhen shoqëruesit tanë për gjithë jetën.
Numrat i përdorim kudo: në shkollë, në punë, kur bëjmë matje, gjatë llogaritjeve të ndryshme etj. Zhvillimi i teknologjisë kompjuterike dhe i inteligjencës artificiale nuk do të ishte i mundur pa numrat dhe zeron. Mirëpo, çfarë janë në thelb numrat?
Kur dhe kush i shpiku ata?
A janë numrat thjesht shenja që shërbejnë si simbole për ta identifikuar një vlerë të caktuar matematikore, apo ka edhe diçka tjetër, më mistike, që fshihet pas tyre?
Comments