Most read

KMSHZ mirëpret murgjit e manastirit të Einsiedenl-it

Në pasditen e së hënës, më 12.06.2023., kryesia e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, së bashku me kryesinë e xhamisë së Tulipanit në Reinach, pritën një delegacion nga manastiri i veçantë nga Einsiedeln-i i Zvicrës. Takimi ishte një mundësi e veçantë për të krijuar një lidhje dhe për të shkëmbyer përvoja midis komunitetit musliman shqiptar në Zvicër dhe disa murgjve nga manastiri.

Fillimisht, të pranishmit u ftuan për të shijuar një drekë të shkëlqyer, e organizuar nga kryesia e xhamisë. Gjatë drekës u dha mundësia për bashkëbisedim dhe për t’i ndarë pikëpamjet në lidhje me tema të ndryshme, kryesisht mbi shërbimet fetare të prijësve fetarë.

Pas ngrënies, u fal namazi i drekës. Ky moment ishte i veçantë për mysafirët, pasi ata kishin mundësinë ta vëzhgonin faljen e namazit drejtpërdrejtë, duke u njohur më shumë për praktikën fetare të përditshme të muslimanëve. Më pas, mysafirët patën mundësinë të shihnin arkitekturën dhe bukurinë e xhamisë, si dhe të mësonin rreth vlerave dhe aktiviteteve të kryera në këtë faltore.

Pas vizitës, u zhvillua një takim pune, me ç’rast u paraqitën dy ligjërata nga të dy palët, mbi temën «Kujdestaria shpirtërore», nga pikëpamja e krishterë dhe ajo islame. Kryetari i VIOZ, Abdulselam Haliloviç paraqiti temën «Kujdestaria nga pikëpamja e traditës islame», si dhe njoftoi për përvojat e reja në shërbimet spitalore në kanotinin dhe qytetin e Cyrihut. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të merrnin dije të reja dhe të shkëmbenin mendime mbi rëndësinë e rolit të shpirtërores në jetën e përditshme.

Takimi midis Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër dhe murgjve nga manastiri në Einsiedeln ishte një ngjarje e rëndësishme për t’u shpalosur bashkëpunimi, kulturat dhe vlerat e ndryshme, duke ndërtuar më tej respektin dhe mirëqenien ndërfetare në një shoqëri multinacionale dhe multifetare.

Në takim morën pjesë, kryetari i KMSHZ, hfz. Mehas Alija, anëtari i kryesisë, Nimetulla ef. Veseli, kryetari i xhamisë së Tulipanit, Liridon Recaj, Imami i xhamisë, Halil ef. Ademi, afaristi dhe aktivisti i xhamisë, Muharem Berzati, si imami i xhamisë së Thuni-t, Azir ef. Aziri, i shoqëruar me mikun e tij, aktivist në fushën e dialogut ndërfetar në Zvicër, zt. Hans Weber.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP