Çdo gjë ndodh me lejen e Zotit
Mr. Ferit Zeqiri
Në këto ditë mbretëron një frikë tek njerëzit, tek fëmijët, tek pleqtë, tek grat, tek pasanikët e të varfërit, tek njerëzit me pushtet dhe ato pa pushtet, tek të fuqishmit dhe të dobëtit, tek të gjithë ne, përshkak kësaj sprove, për të dëshmuar fuqinë dhe drejtësinë e Tij absolute. Ne si besimtarë asnjëherë nuk duhet ti humbim shpresat tek Zoti, dhe nuk duhet të harrojmë se nga kushtet e imanit është: Besimin në caktimkin dhe vendimin e Zotit.
Këtë më së miri e kuptojmë nga hadithi i njohur, hadithi i Xhibrilit a.s. i cili e pyeti Muhamedin a.s. se ç’është imani, e ai salallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Tij, qoftë e mirë apo e keqe.” (Mutefekun alejhi) Gjithashtu hadithin që e transmeton Aliu r.a. se Profeti a.s. ka thënë: “Nuk ka besuar një rob derisa ti besojë katër gjëra: Të dëshmoj se Zoti është Një dhe se nuk ka të adhuruar tjetër me Te, të dëshmoj se unë Muhamedi jam i dërguari i Zotit me të drejtë, të besojë në vdekjen, në ringjalljen pas vdekjes si dhe të besojë në kader (caktimin e Zotit)”. Besimi i muslimanit nuk është i plotë derisa ta dij se ajo që e ka goditur nuk është se ka mundur ti shmanget, dhe se asaj që i është shmangur nuk është se nuk ka mundur ta godas. Gjithëçka ndodh është me lejen e Zotit.
Çdo fatëkeqësi që na godet, çdo srpovë qoftë në trupin tonë, në pasurinë tonë, në familjen tonë, në fëmijët tanë, Allahu e din para se ajo të ndodh. Jeta e njeriut as nuk mund të përshpejtohet për një moment dhe as të vonohet, siç thotë Allahu xh.sh.: “Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t’iu vij afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë”.(A’raf, 34).
Pra çdo gjë që ndodh, ndodh me lejen e Zotit, e sikur të deshte Zoti nuk do të ndodhte: „Çfarëdo (e keqe) që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut …“(Tegabun, 11) Në ajetin tjetër Allahu thotë: “Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të atë që do nga robërit e Tij. Ai është Shumë falës dhe Mëshirues i madh“.(Junus, 107)
Gjithashtu Zoti thotë: Thuaj: “Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu, Ai është Ndihmëtar yni. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët”. Abdulla ibn Abasi r.a. transmeton nga i dërguri i Zotit se ka thënë „Dije, sikur të mblidhen të gjithë njerëzit për të të bërë ndonjë dobi, nuk do të bënin asnjë dobi, përveç asaj që Allahu ka caktuar për ty. Dhe sikur ata të mblidhen për të të dëmtuar me diçka, nuk do të mund të dëmtonin, përveçse me atë që Allahu e ka caktuar ndaj teje. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.”
Ibën Abasi ka thënë: “Çdo gjë është me kader (e përcaktuar), madje edhe vendosja e dorës tënde mbi faqen tënde.”
Allahu i ka udhëzuar besimtarët, që nëse i godet ndonjë fatëkeqësi, apo u bie ndonjë bela ti drejtohen Allahut dhe të kërkojnë ndihmë me durim dhe falje, që Zoti të largojë prej tyre atë breng dhe tua përshpejtojë ndihmën e Tij. Zoti në Kuran thotë:“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me falje, se vërtet Allahu është me durimtarët”. (Bekare, 153)
Padyshim, se asgjë nuk është e përherëshme përveç Allahut, edhe kjo do të kalojë me lejen e Zotit. Pas vështirësisë do të vij lehtësimi, sepse këtë e ka premtuar vet Zoti i Madhëruar: “E pa dyshim, se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi”. (Inshirah, 5-6)
Këto raste dhe spova duhet të na shërbejnë si mësim për tu kthyer te Zoti, për tu penduar nga mëkatet, që mund të jenë një nga shkaqet e këtyre sprovave, siç ka thënë Muhamedi a.s.: “Nëse në një vend përhapet imoraliteti dhe kamata, ata njerëz ia kanë lejuar vetes së tyre dënimin e Allahut” (Hakimi)
Profeti a.s. gjithashtu ka thënë: “Në prag të ditës së Kijametit do të përhapet në masë kamata, imoraliteti dhe alkooli” (Taberaniu) Gjëra që në shoqëritë e sodit të gjitha i kemi prezente.
E lusim Allahun që në rrugë të drejtë të na udhëzon, këtë bela dhe sprovë nga njerëzimi ta largon, të sëmurit ti shëron, mjekëve t’ju ndihmon. E lusim Zotin ashtu si që e ka lutur Muhamedi a.s.: „O Zot na ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja (epidemia) dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija“.
Comments