Aktivitet fetar dhe promovim libri në xhaminë shqiptare në Lozanë
Shkruan: Irfan Agushi
Fundjava që po lëmë mbrapa, ka shënuar një aktivitet të Librit në qytetin e Lozanës në Zvicër. Aktiviteti në fjalë u realizua në lokalet e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë. Me këtë rast u promovuan disa vepra me karakter fetarë të autorit dr. Bashkim ef. Aliu të financuara nga Qendra Isalme për Integrim, Kulturë dhe Religjion, e udhëhequr nga imami Fehim ef. Abazi
Në këtë takim morën pjesë personalitete të jetës fetare në Zvicër dhe intelektualë e veprimtarë të shquar shqiptarë nga Kantoni Vaud dhe më gjërë. Nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër prezent ishte kryetari, Mehas ef. Alija, ndërsa karavanit të tij iu bashkangjitën edhe imami i xhamisë së Gjenevës, Rijad ef. Aliu, ish-imami i xhamisë së Lozanës, Ismet ef. Murtezi, kryetari i kuvendit te KMSHZ- Abdullah Mustafa. anëtari i kryesisë së KMSHZ-së, Sherif Tupani, etj. etj.
Libri mbi autobiografinë e Muhammedit (alejih selam), i titulluar Pishtari Ndriçues ishte një nga veprat e promovuara e që është shkruar nga vet Bashkim ef. Aliu. Në shkencën e Hadithit u prezentaua vepra e Muhamed Muteveli Sharavi, Encklopedia e Haditheve Kudsij (të shenjtë). Libri Gjurmimet dhe Fetvatë të publikuara nga Këshilli Europian për Fetva dhe Gjurmime, ishte dhe një kontribut i autorit në fjalë që sjell përgjigjet e shumë pyetjeve që parashtrohen si nevojë e jetës dhe punës së muslimanëve në Europë. Që të dy veprat e fundit i solli në shqip Bashkim ef. Aliu. Vepra Kovid 19 e shkruar së fundmi, ka të bëjë me evidentimin dhe regjistrimin e punës së imamëve dhe qendrave në Zvicër gjatë kohës së jashtëzakonshme të Pandemisë.
Nikoqiri i mbrëmjes, imam Fejhim ef. Abazi shpalli të hapur tubimin dhe pasi falënderoi të pranishmit, mysafirët, organizatorët, financuesit e veprave dhe vet autorin Bashkim ef. Aliun, u ndal tek veprat e shkruara dhe ato të përkthyera në gjuhën shqipe. Me theks të veçantë ai nënvizoi nevojën e një bashkëpunimi mes qendrave islame, bizneseve dhe autorëve, për të botuar sa më shumë vepra kolosale të cilat do mund të arrinë e dorën e lexuesit shqiptarë. Duke mos e zgjatur shumë, Fehim ef. Abazi i jep fjalën kryetarit të kuvendit te KMSHZ-së, Abdullah Mustafa, i cili përshëndeti këtë aktivitet, duke theksuar dhe nevojën për të përkrahur edhe në të arrdhmen vepra të këtilla nga qendrat isalame shqiptare këtu në Zvicër.
Mehas ef. Alija, Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptarë në Zvicër, u ndal në disa pika sa i përket organizimit të jetës fetare në Zvicër, por me theks të veçantë ai foli rreth rolit të xhamisë në Zvicër. Duke na kujtuar rrëndësinë e xhamisë ai solli shembullin e largët të Amër ibn Jasir r.a. djaloshin e dy prindërve të cilët ishin dhe dhëshmorët e parë në historinë Islame. Lidhur me këtë Alia tha „Teksa sahabët ishin duke ndërtuar xhaminë e Profetit Muhammed (alejhi selam) në Medine, për dallim nga të tjerët, Amër ibn Jasir mbante nga dy tulla e më tepër. Kur e pyeti Muhammedi (alejhi selam) se çfarë po bënte, ai tha: Unë nuk po ndërtoj vetëm një xhami, por kulturën dhe civilizimin tonë“. Në këtë pikë Mehas ef. Alia u ndal tek rrëndësia e shëndrimit të xhamive në qendra multifunksuonale, ashtu siç ishte dhe rasti i fundit me botimin e këtyre veprave po nga një xhami në Lozanë. „Civilizimet janë ngritur në bazë të diturisë dhe jo fuqisë ushtarake që kanë patur popujt. Ne duhet të angazhohemi që xhamitë tona t`i shëndrojmë në qendëra multifunksionale të cilat do të meren me aktivitete të ndryshme të dobishme për shoqërinë tonë.“ – tha Alia. Duke folur në fushën e diturisë dhe domosdoshmërisë për tu përpjekur sa më shumë që të jetë e mundur për të fituar dituri të dobishme, Alia lexoi një hadith motuvues në të cilin Muhammedi (alejhi selam) thotë: „të kërkuarit e diturisë është farz (obligim) për çdo musliman“. Pse të mos ia bëjm vehtes farz, përfundimin e një fakulteti, një shkolle profesionale, të lexuarin e gjëra të tjera të dobishme që na sjell dija dhe keximi, nënvizoi Mehas ef. Alia.
Në fund ai shprehu dhe kënaqësisë që sot pas shumë vitesh, në Zvicër kemi një komunitet shqiptarë musliman, ku bëjnë pjesë rreth 50 xhami, i cili u arrit pas shumë përpjekjeve dhe këmbënguljeve të shumë personaliteteve që veprojnë në Zvicër.
Dr. Bashkim ef. Aliu, njëherit është autori i 14 veprave të shkruara nga dora e tij dhe përkthyes i mbi 23 e më shumë veprave me karakter fetarë. Në pika të shkurtëra, Bashkim ef. Aliu foli rreth përmbajtjes së veprave dhe punës së bërë në këtë drejtim. „Në librin e shkruar së fundmi i titulluar Kovid 19, kemi dashur të evidentojmë punën e imamëve dhe qendrave shqiptare në Zvicër, gjatë kohës së jashtëzakonshme të Pandemisë. Kjo vepër do të mbetet si një dëshmi për punën dhe veprën e Imamëve dhe qendrave islame në periudhën e krizës“ – tha Bashkim ef. Aliu.
Në librin Gjurmimet dhe Fetvatë të publikuara nga Këshilli Europian për Fetva dhe Gjurmime, do të gjeni fevatë të cilat flasin për çështje të cilat i tangojnë kryesisht muslimanët në Evropë. „E mira e këtij Libri qëndron në faktin se për një çështje të hapur, është marrë mendimi i më shumë dietarëve dhe në fund pas shumë dikutimeve është arrdhur në përfundim për të ofruar një përgjigje për një çështje“ – thekson Bashkim ef. Aliu.
Pishtari Ndriçues është autobiaografia e Profetit Muhammed (alejhi selam), e ribotur disa herë. Pse u shkrua kjo vepër na e tregon vetë autori i saj. „Janë dy e më shumë arsyet se pse u shkrua ky Libër. E para është dashuria ndaj Muhammedit (alejhi selam) dhe e dyta, thotë autori, ishte koha që edhe ne si shqiptarë të japin kontributin tonë në historiografinë e Muhammedit (alejhi selam). Duke lexuar dhe mësuar jetën e Muhammedit (alejhi selam) ne njëkohësisht mësojmë dhe fenë e All-llahut të madhëruar“ – theksoi në pjesën e fundit të paraqitjes para të pranishmëve dr. Bashkim ef. Aliu.
Ne minutat e fundit të këtij takimi, të pranishmit patën rastin që të bëjnë pyetje lidhur me veprat në fjalë. Nga nikoqiri i këtij takimi Fehim ef. Abazi u bë e ditur se në bashkëpunim me autorin Aliu, janë duke punuar në përkthimin e veprës kolosale në gjuhën shqipe, kësaj rradhe, koleksionin e haditheve që na i sjell Imam Muslimi.
(Ikre.net)
Comments