Most read

Xhamia „Tulipan“ në Reinach një vlerë shpirtërore dhe materiale për Zvicrën dhe shqiptarët

 Të nderuar të pranishëm, hoxhallarë, autoritete, anëtarë, kryesi dhe imam i xhamisë Tulipan, vëllezër dhe motra!

Sot jemi mbledhur për një moment të veçantë, për t’u bashkuar në gëzimin tuaj dhe tonin me rastin e shënimit të përvjetorit solemn të xhamisë së re, ndërtuar me shumë përkushtim dhe sakrificë. Falënderoj të gjithë ata që kontribuan për ta bërë këtë projekt realitet. Ky është një projekt i një gjenerate të artë shembullore.

Pranoni selamet më të ngrohta të kryesisë së KMSHZ-së dhe të të gjithë xhamive anëtare tonat, duke ju përgëzuar për punën e bërë në lidhje me ndërtimin e xhamisë së re tuajën, e cila do të jetë një dritë e pashuar udhëzimi e përparimi, jo vetëm në Reinach, por edhe më gjërë.

Kjo xhami është më shumë se një ndërtesë – është një simbol i besimit tonë, një qendër për edukimin dhe ruajtjen e vlerave islame e shqiptare. Ju inkurajoj të punojmë së bashku për ta bërë këtë vend një burim përbashkimi dhe edukimi për të rinjtë tanë.

Ne si popull kemi dashur dhe kemi ditur t’i ndërtojmë xhamitë e bukura dhe me shije autoktone, dhe, ashtu siç ditëm t’i ndërtojmë, dimë edhe t’i ruajmë. Shembulli më tipik është kjo xhami, e cila, edhe atëherë kur e tërë bota u izolua dhe xhamitë mbetën pa xhemat, kjo ndërtohej dhe u bë realitet. Kjo është mrekulli, një mrekulli e dhuruar nga Zoti!

Si kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, ju siguroj për mbështetjen tonë të plotë. Le të vazhdojmë të përpiqemi për integrim të plotë, duke ruajtur identitetin tonë dhe duke kontribuar pozitivisht në shoqërinë zvicerane. Le të jemi pjesë e aktivizimit shoqëror, le të jemi pjesë e projekteve të dobishme për këtë vend. Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe kontributi ynë është thelbësor për mirëqenien e përgjithshme.

Vëllezër e motra tulipanas, tulipani juaj tashmë është në duart tuaja, ai është i gjallë, shumë i bukur dhe ka aromën e veçantë, andaj, luteni që këtë bukuri dhe këtë aromë ta ruani deri në kijamet.

Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt dhe qoftë kjo xhami një dritë udhëzuese për komunitetin tonë.

Paçim një mbrëmje të këndshme dhe të begatë! Zoti i lartë ju bekoftë të gjithëve!

Ju faleminderit shumë, vesselamu alejkum ve rahmetullahi ve berakatuhu!

(Fjalimi i kryetarit të KMSHZ-së, Mehas Alija, me rastin e manifestimit të xhamisë “Tulipan” në Reinach)

Rede des Vorsitzenden der DAIGS – Mehas Alija

21.September 2024

Sehr geehrte Anwesende, geschätzte Imame, Autoritäten, Mitglieder, Vorstand und Imam der Tulipan-Moschee, liebe Brüder und Schwestern!

Heute sind wir für einen besonderen Anlass zusammengekommen, um uns in eurem und unserem gemeinsamen Glück anlässlich des feierlichen Jubiläums der neuen Moschee zu vereinen, die mit viel Hingabe und Opferbereitschaft erbaut wurde. Ich danke allen, die dazu beigetragen haben, dieses Projekt zur Realität werden zu lassen. Dies ist ein Projekt einer beispielhaften Generation.

Im Namen der DAIGS und aller unserer Mitglieds-Moscheen möchte ich Ihnen die herzlichsten Grüße überbringen und Ihnen zu der geleisteten Arbeit beim Bau Ihrer neuen Moschee gratulieren. Diese Moschee wird nicht nur in Reinach, sondern auch weit darüber hinaus ein leuchtendes Licht der Führung und des Fortschritts sein.

Diese Moschee ist mehr als nur ein Gebäude – sie ist ein Symbol unseres Glaubens, ein Zentrum für Bildung und die Bewahrung islamischer und albanischer Werte. Ich ermutige uns alle, gemeinsam daran zu arbeiten, diesen Ort zu einer Quelle der Einheit und der Bildung für unsere Jugend zu machen.

Als Volk haben wir immer den Wunsch und das Wissen gehabt, schöne und charaktervolle Moscheen zu errichten. So wie wir sie gebaut haben, wissen wir auch, wie man sie bewahrt. Das beste Beispiel ist diese Moschee, die trotz der Isolation der ganzen Welt und der leeren Moscheen während der Pandemie gebaut wurde und zur Realität geworden ist. Dies ist ein Wunder, ein von Gott geschenktes Wunder!

Als Vorsitzender der Albanisch-Muslimischen Gemeinschaft in der Schweiz versichere ich Ihnen unsere volle Unterstützung. Lassen Sie uns weiterhin an der vollständigen Integration arbeiten, indem wir unsere Identität bewahren und einen positiven Beitrag zur Schweizer Gesellschaft leisten. Lassen Sie uns aktiv in die Gesellschaft eingebunden sein und an nützlichen Projekten für dieses Land teilnehmen. Wir sind ein Teil dieser Gesellschaft, und unser Beitrag ist wesentlich für das allgemeine Wohl.

Liebe Brüder und Schwestern Tulpen, eure Tulpe ist nun in euren Händen, sie ist lebendig, wunderschön und hat einen einzigartigen Duft. Betet dafür, dass ihr diese Schönheit und diesen Duft bis zum Jüngsten Tag bewahren könnt.

Möge Gott all jene belohnen, die zu diesem Projekt beigetragen haben, und möge diese Moschee ein leuchtendes Beispiel für unsere Gemeinschaft sein.

Ich wünsche Ihnen allen einen angenehmen und gesegneten Abend. Möge der Allmächtige Sie alle segnen!

Vielen Dank, und assalamu alaikum wa rahmatullahi wa barakatuhu!

 

Mehas Alija

Präsident der DAIGS

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP