Most read

Takimi iftar i organizuar nga Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha

Një mbrëmje e veçantë ramazani

Në fillim të javës, të hënën në mbrëmje, pati një iftar të veçantë, të organizuar nga Konsulli i Kosovës, z. Vigan Berisha dhe z. Ekrem Hasani. I ftuar në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari i KMSHZ-së, Hfz. Mehas Alija, i shoqëruar nga nënkryetari dr. Besim Nuzi, sekretari Ismail Ademi, anëtari i kryesisë dr.Bashkim Aliu, imamët Ferit Zeqiri dhe Halil Avdulli, si dhe kryetari i xhamisë El-Hidaje Sadush Ajrullai.

Në këtë iftar morën pjesë edhe një sërë personalitetesh të të tjera të shquara nga bota e medias, shkencës, diplomacisë dhe afarizmit.

Takimi u zhvillua në ambientin mikpritës në „Da Paulo“, në Schliren, ku u mblodhën bashkë figura të rëndësishme nga fusha të ndryshme, duke përfshirë filantropin e njohur Lazim Destani, ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demirin, shefin e konsulatës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berishën, sekretarin e parë të Ambasadës së Shqipërisë, z. Valon Gashi, përfaqësuesin e Ambasadës së Kosovës, z. Gjenis Haxhimehmeti, Dr. Dashnim Hebibi nga SAM24.INFO dhe Helveticalforum, si dhe shumë personalitete të tjera të rëndësishme.

Atmosfera e ngrohtë dhe e frymëzuar e mbrëmjes ofroi mundësinë e shkëmbimit të ideve dhe vizioneve për të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në komunitetin tonë. Ky ishte një takim që na kujtoi vlerat tona të përbashkëta dhe rëndësinë e përkrahjes së njëri-tjetrit në çdo aspekt të jetës.
Falënderojmë organizatorët dhe të gjithë ata që kontribuan për suksesin e kësaj mbrëmje të paharrueshme, dhe uroj që takime të tilla të vazhdojnë të forcojnë lidhjet tona të bashkëpunimit dhe miqësisë.

(KMSHZ)

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP