Most read

Kryetari i KMSHZ-së priti në takim Myftiun e Kërçovës

Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Hfz. Mehas Alija, në pasditen e së enjtes priti në takim në xhaminë El-Hidaje, myftiun e Myftinisë së Kërçovës, zt. Qamil ef. Rushitin, i cili shoqërohej me sekretarin e Myftinisë, zt. Xhemail ef. Ahmedi, si dhe me imamin e xhamisë së Regensdorfit, Mr. Ferit ef. Zeqiri, dhe kryetarin e xhamisë së Regensdorfit, zt. Mevludin Ashiku.
Kryetari i KMSHZ-së e njoftoi myftiun për jetën fetare në Zvicër, për zhvillimet shoqërore dhe pritshmëritë që ka shoqëria zvicerane nga komuniteti musliman, sidomos nga ai shqiptar. Gjithashtu, mysafirët u njoftuan edhe për ecurinë dhe zhvillimin e komunitetit muslimanë shqiptarë brenda strukturave të organizatave përfaqësuese fetare në Zvicër, siç janë KMSHZ dhe FIDS.
Në ndërkohë, myftiu nga Kërçova, Qamil ef. Rushiti, e përuroi kryetarin Alija dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në zhvillimin e jetës fetare islame në Zvicër. Gjithashtu, myftiu shprehu falënderime për të gjithë xhematet shqiptare që veprojnë në Zvicër për kontributin dhe ndihmat e tyre që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet fetare edukativ-arsimore në Maqedoninë e Veriut, sidomos për xhamitë dhe myftininë e qytetit të Kërçovës.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP