Korona si mësim për njerëzimin
Nehat Ismaili
Ky patogjen (Korona) delikat e zgjoi njerëzimin nga pakujdesia dhe letargjia.
Megjithë madhështinë e programeve qeveritare parandaluese dhe kuruese, ne ende ndiejmë kufizimet e tyre në përgjithësi dhe që shkaqet materiale të ushtruara edhe përskaj rëndësisisë së tyre nuk janë të mjaftueshme dhe se njerëzimi duhet të pranojë dobësinë e tij përballë një superfuqie absolute, krijuese sepse kjo fuqi është e vetmja që mund të largojë këtë situatë, është ndihma dhe udhëzimi i të Madhit Zot që të udhëzoj njerëzimin në gjetjen e një ilaçi efektiv për parandalimin dhe kurimin nga ky virues tmerrues.
Ky virus nuk bënë dallime midis shteteve, kombeve, racave, feve dhe bindjeve religjioze, vendeve me standarte të larta apo të botës së tretë. Është një plagë dhe “ndoshta” mesazhi i Drejtësisë Hyjnore për gjithë njerëzimin që harruan sundimin e së drejtës dhe barazisë midis kombeve. Ndonëse korona nuk shihet me sy të rëndomtë, ai i dërgoi një mesazh gjithë njerëzimit, se në tokë nuk ka të fortë dhe se një virus shumë herë më i vogël se një bakterie mund të trondisë dhe asgjësojë nga faqa e dheut shtetet më të fuqishme të globit.
Është mesazh për shoqëritë e dobëta e të rrakapitura, të frikësuara e nënshtruara ekonomisht dhe politikisht se vdekja nëse nuk ju vjen nga një despot do tju vijë nga krijesat më të nënvlerësuara, kështuqë mos u frikësohuni e as mos u dorëzoni nga tiranët e zullumqarët.
Ky patogjen kaq delikat është mesazh për autoritetet fetare që flasin në emër të Zotit, qofshin muslimanë, të krishterë apo hebrenjë, mos mbështesni të kotën, padrejtësinë dhe tiraninë dhe se Drejtësia Hyjnore në tokë për të gjithë kombet, fetë, racat duhet të jetë e njejtë, të gjithë njerëzit janë krijesa të Zotit, me të drejta të tyre të barabarta për jetë dhe për dinjitet njerëzor.
Prandaj nuk ka vend për panik, ky virus nuk do të na mbysë por erdhi për të rigjallëruar ndërgjegjen e njerëzimit, erdhi për të na zgjuar nga pakujesia e letargjia, për të na treguar sesa të vegjël jemi, për të na dëftuar se një virus kaq i vogël kërcënon tërë globin, sigurinë, rrënon ekonomi botërore brenda sekondave, shkakton ndërprerje të transportit transatlantik, mbyll kufijtë e shteteve, ndërpret procesin edukativo arsimor, pezullon lutjet në xhami, kisha e sinagoga, kufizon lëvizjen e njerëzëve dhe ju thotë, mjaft ..mbylluni në shtëpitë tuaja, qëndroni në vet izolim.
Era e vdekjes dhe lamtumira për të dashurit tonë është ajo që na preokupon më së shumti pavarësisht shkallës së ulët të vdekjeve në mesim të prekurve nga korona.
Megjithatë në këtë fatkeqësi ka disa mësime të arta që nuk mund të anashkalohen :
- Kur ndërpritet lidhja midis atyre që mbartin virusin dhe njerëzit e shëndetshëm, virusi përfundon.
- Corona na mësoi që pastërtia e përgjithshme e njerëzve dhe sterilizimi i vendeve publike, zvogëlon në masë të madhe përhapjen e shumë epidemive infektive në të gjithë botën dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë fatkeqësi që ka kapluar botën.
- Vetëdijësimi dhe rrespektimi i instruksioneve të autoriteteve kompetente qeveritare dhe shëndetsore të mbështetura në shkencë dhe njohuri si një alternative përballë interpretimeve joserioze të disa grupeve religjioze duke anashkuar rrezikun nga përhapja e kësaj pandemie me përmasa globale.
- Korona u tha njerëzimit që rikthimi i komunikimit të drejtpërdrejtë midis familjes dhe miqve të vërtetë, është shumë i rëndësishëm për shkëmbimin e informacioneve dhe jo vetëm duke u mbështetur në informacionin e botës virtuale.
Korona na tha që tavani i shtëpisë është i ulët, dhe ne duhet të ulim kokën edhe më tej. Ajo lëndoi narcizoizmin dhe vetëvlerësimin e njeriut. Iu tregoi atyre për brishtësinë e botës që ata e ndërtuan, dhe se arritjet e tyre në shkencë dhe mjekësi janë të të pamjafuteshme dhe duhët përpjekje e vazhdueshme dhe nuk duhet që shkenca dhe mjekësia të dehumanizohen.
Ajo u tha atyre që menduan se bota është pa Zot : pritni pak, qëndroni në shtëpi, uluni me familjen, lani duart me sapun dhe fërkoni mirë deri sa të thahen para se ta vëndoni gishtin në kokë e të mendoni veten si të pamposhtur.
Korona na tregoi që egzistojnë mangësi dhe mosgaditshmëri tek predikuesit e fesë në ripërtrirjen e ligjërimit fetar (ar.el khitab eddinij) i cili është i aftë të ndikojë, të përgjigjet dhe të ndërveprojë me sfidat bashkëkohore në kohë dhe hapsirë e jo pasi të ik treni sepse atëherë nuk ka vlerë.
Korona na tregoi që disa predikues të fesë nuk janë në të njëjtat lindja të arta me mësimet e kuranit dhe traditën e shenjtë e të Dashurit të Zotit, paqa dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, teksa duhet të rreshtohen në mbrotje të jetës dhe shëndetit të njerëzimit në përgjithësi duke dëshmuar se jeta dhe shëndeti i njerëzimit janë vlerat më sublime të islamit.
Korona iu tregoi thirrësve që flasin ne emër të Zotit që mendimi fetar ose kontribuon në rilindjen e popujve ose i zbret ata në fund të pusit.
Faleminderit Korona!
Aarburg, Zvicër
17 Mars 2020
Comments