Most read

Hapet xhamia e re në qytetin e Frauenfeldit (FOTO)

Në një manifestim rasti, të shtunën më 05.05 2018, në Kanton Thurgau të Zvicër u bë hapja solemne e Xhamisë “Mesxhidi Nur” .

Në hapjen solemne të xhamisë morën pjesë kryetari Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare, hfz. Mehas Alija, kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, kryetari i Komunës së Frauenfeldit, z. Anders Stokholm, myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora, nga Shqipëria, nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli, si dhe përfaqësues nga bashkësitë e tjera fetare islame, duke filluar nga Zvicra, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Presheva, etj.

Po ashtu prezent ishin edhe përfaqësues të Kishave vendore katolike. Programi u begatua me ilahi dhe recitime kur’anore, të kënduar Hfz Asgin Musa ,Hfz. Xhelal Kaloshi, Enis Alili dhe kori i nxënësve të xhamisë. Një pjesë tjetër argëtuese u paraqit nga Grupi i Ansamblit nga Kreuzlingeni.

Kjo është xhamia e parë, e ndërtuar nga themeli në Kanton Thurgau. Xhamia “Mesxhidi Nur” gjendet në rrugën Gewerbestrasse 6?, 8500 në Frauenfeld.

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP