Most read

Fjala përshëndetëse e kryetarit të KMSHZ-së në seminarin me imamët dhe teologet

Hfz. Mehas Alija

Të nderuar pjesëmarrës të nderuar, imamllarë dhe teologe të xhamive tona shqiptare këtu në Zvicër!

Të nderuar profesorë dhe ligjërues në këtë seminar: Prof. Naser Ramadani dhe prof. Besnik Sinani.

E nderuara kryesi e KMSHZ dhe kryesi e xhamisë së Bardhë!

Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

Në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, më lejoni t’ju përshëndes dhe të shpreh kënaqësinë e madhe që ndodhemi sot mes jush, në këtë seminar të rëndësishëm, kushtuar rolit tonë të përbashkët në edukimin dhe udhëzimin e brezave të rinj.

Takime të këtilla janë jetike për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe për të reflektuar mbi metodat dhe strategjitë tona, në mënyrë që edukimi islam në mekteb të mbetet i qëndrueshëm dhe të përmbushë nevojat e kohës së sotme.

Në asnjë mënyrë nuk duhet neglizhuar faktin se roli ynë, si udhëheqës shpirtëror, është shumë  i madh dhe i rëndësishëm, veçanërisht në një botë ku sfidat përballë besimit dhe moralit janë gjithnjë në rritje. Puna që bëjmë së bashku me fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre në shkollat apo mektebet tona është themeli i ndërtimit të një brezi të ardhshëm të ndërgjegjshëm për Zotin, për traditat dhe vlerat tona shpirtërore, materiale e kombëtare.

Përmes diskutimeve dhe ligjëratave që do të zhvillohen sot, synojmë të thellojmë dijen dhe të përfitojmë nga përvojat e njëri-tjetrit për të forcuar më tej institucionet tona arsimore dhe edukative. Në këtë mënyrë avancojmë në përmbushjen e detyrimeve fisnike të udhëzimit të fëmijëve tanë në rrugën e dijes dhe moralit të shëndoshë.

Po ashtu, ky seminar na jep mundësinë të rishikojmë metodologjitë tona, të përmirësojmë praktikat tona dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në përballimin e sfidave që na dalin përpara në kohën tonë moderne.

Dua të shpreh falënderimet e mia të veçanta për organizatorët, për nikoqirët e kësaj xhamie, për ligjëruesit tanë të nderuar që kanë ardhur nga larg për të ndarë dijet dhe përvojat e tyre, si dhe për secilin prej jush që ka gjetur kohë të kontribuojë në këtë diskutim të rëndësishëm. Lutemi që Zoti t’i bekojë përpjekjet tona dhe t’u japë sukses seminareve të këtilla që ndihmojnë përparimin e edukimit dhe të komunitetit tonë.

Me këtë, ju uroj një seminar të frytshëm dhe plot suksese inshallah!

Faleminderit!

Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

Fjala përshëndetëse e kryetarit të KMSHZ-së, hfz. Mehas Alija, në seminarin me imamët dhe teologet, mbajtur në Aarburg më 21.09.2024.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP