Most read

Urim me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë

Të nderuar bashkëkombës!

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ) me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit i uron bijtë dhe bijat e këtij populli, duke rikujtuar se kjo datë (28 nëntori 1912) ishte pikënisje dhe një fillim i ri për një rrugëtim të gjatë të kombit shqiptar drejt pavarësisë dhe lirisë, sikur të gjithë popujt e lirë të botës së qytetëruar.

Është ditë krenarie dhe gëzimi, njashtu ditë përgjegjësie deri në përmbushjen e aspiratave të mëdha që shqiptarët kudo që janë të jenë të lirë, të barabartë dhe të bashkuar, duke mos harruar asnjëherë kontributin dhe sakrificat ndër dekada të patriotëve të mëdhenj shqiptarë të cilët u martirizuan për realizimin e këtij ideali kombëtar.

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ) me rastin e kësaj feste kombëtare fton të gjithë shqiptarët të kultivojnë tolerancën dhe harmoninë ndërnjerëzore e ndërfetare, si dhe dashurinë dhe respektin për të gjithë. Kjo është dita e cila na bënë të gjithëve bashkë.

Urime Dita e Shpalljes së Pavarësisë dhe e ngritjes së Flamurit në Vlorë.

 

Kryetari i UBISHZ

Mehas Alija

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP