Plani mësimor
Plani mësimor për edukatën islame në xhamitë shqiptare në Zvicër
Përgatitën:
Mr. Bekim Alimi & Mr. Rejhan Neziri
Janar 2012
Qëllimet e përgjithshme
-
Nxënëseve dhe nxënësve muslimanë iu mësohen vlerat dhe traditat islame, mësim i cili sjell dobi për nxënësin si individ, si dhe për të gjithë shoqërinë.
Përmes njohjes së fesë dhe vlerave fetare, krijohet një stabilitet në personalitetin e nxënësit. -
Ky mësim duhet të forcojë vëllazërinë e muslimanëve, pa marrë parasysh racën dhe gjuhën e muslimanëve të tjerë
-
Nxënësve iu ofrohen edhe materiale historike të të dërguarve të Zotit, të cilat e orientojnë një besimtar në jetën e përditshme.
-
Përmes sqarimeve dhe përkufizimeve të sakta, mbrohet rinia muslimane nga çdo anim i gabueshëm apo radikalizëm.
-
Vlerat fetare i ndihmojnë këta njerëz të rinj që në rast të krizave shpirtërore apo shoqërore, të kenë mbështetje fetare dhe sqarime mbi këto kriza.
-
Ky mësim synon të mbulojë anën fetare-emocionale edhe me aspektin intelektual. Kështu që krijohet dëshira për ushtrimin e fesë, e cila dëshirë hedh poshtë ushtrimin me dhunë të ritualeve fetare. Një vlerësim i drejtë i fesë i largon paragjykimet.
-
Këto tema që do të përmenden këtu janë vetëm një strukturë e përgjithshme e mësim-besimit islam në mektebet e xhamive shqiptare në Zvicër. Natyrisht se imami apo mualimi ka të drejtë të punojë edhe në tema të tjera të cilat janë aktuale dhe relevante.