Most read

URIMI I FITËR-BAJRAMIT 2021

12.05.2021, e mërkurë

 Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Të nderuar vëllezër e motra!

Të urtët tanë kanë thënë se gjithëçka që është e mirë dhe e bukur, ajo kalon shumë shpejt. Kështu ndodhi edhe me këtë muaj të bekuar të Ramazanit dhe kështu ndodh edhe me vetë jetën, por kanë fituar ata që ditën ta shfrytëzojnë kohën e këtij muaji të bekuar dhe morën nektarin dhe vlerat që ofroi ai.

Sot, në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, urimin tonë, urimin e Kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, e përcjellim, në radhë të parë te myslimanët në Zvicër, te xhematet dhe familjet tona, pastaj te të gjithë ata myslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për myslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë botën mbarë muslimane.

Po ashtu, le ta ndajmë këtë gëzim tonin edhe me të tjerët, me jomyslimanët, me fqinjët dhe bashkëpunëtorët tanë! Le ta falim njëri-tjetrin dhe le të bëhemi zemërgjerë me çdokënd që takohemi dhe me secilin që kontaktojmë.

Zoti ynë, begatoje gjendjen tonë, ashtu që të jetojmë në paqe dhe në dashuri!

Zoti ynë, shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë, si dhe forcoi në rrugën e mbarë dhe të lumturisë të gjithë ata që punuan për të mirën e njerëzimit. Amin!

Urime dhe me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!

Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP