Most read

UISHZ transformohet në Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër

Me datë 10.12.2017, e diel, në xhaminë e Wilit, u mbajt Kuvendi i UISHZ-së, me ç’rast u miratua vendimi për transformimin e UISHZ-së në një Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), si dhe u zgjodh kryesia e re.

Ky takim u mbajt në prezencë të një numri të madh delegatësh, përfshirë kryetarë dhe anëtarë të kryesive të xhamive me imamët e tyre, të ardhur nga rajone të ndryshme, nga edhe janë xhamitë dhe qendra e tyre islame.

Mbledhjen e hapi kryetari i Kuvendit të UISHZ-së, Dr. Bashkim Aliu, i cili, fillimisht, i dha rast imamit Enes ef. Koshi që të këndoj disa ajete nga Kur’ani.
Pas fjalës përshëndetëse të nikoqirit të mbrëmjes, respektivisht të kryetarit të xhamisë së Wilit, Abdulla Mustafës, në këtë mbrëmje patën rast nderi që, me fjalët e tyre, të paraqiteshin edhe mysafirë të veçantë nga Zvicra dhe vendlindja. Fjalë rasti pati kryetari i Federatës së Unioneve Islame në Zvicër, Montassar BenMrad, i cili mbështeti fortë transformimin e UISHZ-së në një Union të Bashkësive Islame Shqiptare dhe fuqizimin e mëtejmë të xhemateve shqiptare në Zvicër. Po ashtu, në frymën e forcimit të bashkëpunimit dhe të mbështetjes midis Bashkësive islame të vendlindjes dhe, tanimë, të UBISHZ-së, kishin ardhur të dy drejtorët për diasporën pranë Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, dr. Selver ef. Xhemaili, dhe ai i Republikës së Kosovës, Ekrem ef. Simnica. Që të dy përfaqësuesit e Bashkësive Islame iu drejtuan kuvendarëve me nga një fjalë përshëndetëse. Në këtë mes, ishte ftuar edhe gazetari i gazetës “Tages Anzeiger”, zt. Kurt Pelda, i cili u informua, drejtpërdrejtë, për gjendjen dhe transparencën e UAIS për gjatë viteve.

Më pas fjalën e mori kryetari i UISHZ, Mr. Nehat ef. Ismaili, i cili raportoi dhe dha një pasqyrë të detajuar për të gjitha aktivitetet e UISHZ-së, nga viti i zgjedhjes së tij si kryetari saj deri në ditët para mbajtjes së kuvendit të fundit, ndërsa raportin për bilancin financiar e paraqiti vetë arkëtari i UISHZ-së, imami Fahrudin ef. Bunjaku.

Pas përfundimit të pjesës së parë, delegatët morën disa vendime të rëndësishme, ku së pari miratuan, njëzëri, transformimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë (UISHZ) në një Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), pastaj miratuan Statutin e ri të përpiluar nga një komision i përbërë nga hoxhallarë, kryetarë të xhamive dhe ekspertë juridik. Përveç këtyre, në këtë Kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e UBISHZ-së, dy drejtuesit e Kuvendit, si dhe dy revizorë.

Nga propozimet e dala në Kuvend dhe me votimet e delegatëve, në strukturën drejtuese të UBISHZ-së u zgjodhën: Hfz. Mehas ef. Alija – kryetar, H. Abdullah Mustafa – kryetar kuvendi,  Dr. Bashkim ef. Aliu – anëtar kryesie, Enes ef. Koshi – anëtar kryesie, H. Ismail Ademi – anëtar kryesie, Rijad ef. Aliu – anëtar kryesie. Kurse për revizorë, u zgjodhën: Fehmi Bilali dhe Idriz Ibishi.

Takimi përfundoi me faljen e namazit të jacisë, me ç’rast, pas namazit, xhamia nikoqire shtroi edhe një darkë për të gjithë pjesëmarrësit në Kuvend.

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër nën ombrellën e tij, tanimë, përfshinë rreth 40 xhami shqiptare, nga e tërë Zvicra dhe se, si një organizatë fetare, tash e tutje, do të ec krahë për krah me kryesitë dhe imamët e xhamive, gjë që paraqet një plotësim të nevojës së kamotshme të shqiptarëve në Zvicër, ku kryetarët dhe imamët e xhamive të jenë bashkë në një çati, në një organizatë përfaqësuese.

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar zu Anonymous

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP