Most read

UBISHZ uron me rastin e vitit të ri hixhri – 1441

30.08.2019, e premte

Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

Të dashur vëllezër e motra!

Sonte, me perëndimin e diellit, muslimanët në Zvicër dhe të gjithë të tjerët në botë, do ta presin vitin e ri 1441 sipas kalendarit hixhri. Hixhreti na kujton ngjarjen e migrimit të pejgamberit Muhammed, alejhis-selam, i cili u detyrua dhunshëm ta lë vendlindjen e tij, Meken, për të shkuar në qytetin e Jethribit, tani të njohur me emrin Medine.

Hixhreti nuk është qëllim në vete. Hixhreti është ajo rrugë përmes së cilës duhet të arrihet te qëllimi i synuar nga muslimanët e parë dhe te ai që sot muslimanët synojnë. E ky synim është që të jetohet me besim të vërtetë te Zoti i vetëm dhe me drejtësi midis njerëzve.

Që bota të shoh dritën e vërtetë, duhet të ekzistojnë muhaxhirët dhe ensarët, pra ata që luftojnë kundërr errësirës dhe ata që ndihmojnë në këtë rrugëtim.

Muhaxhirët midis nesh janë ata që nuk pajtohen me padrejtësinë dhe kryelartësinë e njerëzve të cilët nuk e respektojnë njeriun dhe dinjitetin e tij. Ndërsa ensarë janë ata që ndihmojnë çdonjërin që hap rrugë të reja për besimin dhe diturinë, të cilët punojnë për ngritjen tonë, si në aspekt moral, ashtu edhe në atë kulturor, njerëzor, patriotik, intelektual dhe ekonomik.

Sot, në pritje të vitit të ri 1441 hixhri dhe në kujtim të hixhretit të Muhammedit a.s., Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), uron të gjithë besimtarët shqiptarë muslimanë, duke filluar nga Zvicra, e deri në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, apo në diasporë, për një vit të mbarë, me paqe, siguri dhe larg çdo devijimi a përçarjeje.

Po ashtu, me rastin e përkujtimit vjetor të hixhretit, lusim Zotin që të na dhurojë një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe të suksesshëm. I madhi Zot lësho mëshirën Tënde mbi xhematet tona, mbi imamët dhë këshillat e xhamive, si dhe bekoje bashkësinë tonë, shoqërinë shqiptare, atdheun tonë dhe botën mbarë. Amin!

Urime viti i ri hixhri 1441!

Në emër të kryesisë së UBISHZ
Mehas Alija

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP