Most read

UBISHZ: Urimi me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Komunikatë

14.05.2018, e hënë

Të nderuara motra, të dashur vëllezër!

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër njofton besimtarët muslimanë se dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit është ditën e mërkurë, më 16.05.2018, ndërsa namazi i parë i taravisë falet në mbrëmjen e së martës, më 15.05.2018.

UBISHZ me këtë rast ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë që jetojnë në Zvicër ardhjen e muajit të Ramazanit, duke e lutur All-llahun xh.sh. që netët dhe ditët e tij të jenë plotë gjallëri, mirësi, harmoni, tolerancë dhe dashuri të ndërsjellë.

Zoti ynë na e mundësoftë të gjithëve që të kemi agjërim të lehtë e të pranueshëm, shtim të ibadetit, sevape dhe begati të pafundme, si dhe magfireti, mëshira dhe ndihma e Allahut Fuqiplotë qoftë gjithmonë mbi ne, pra gjatë këtij muaji të Ramazanit, si edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, por edhe përgjithmonë. Amin!

Me respekt dhe sinqeritet të thellë!

Urime muaji i bekuar i Ramazanit!

Mehas Alija

Kryetar i UBISHZ

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP