Most read

QËNDRIMI ISLAM NDAJ PUNËS SË FËMIJËVE

Pyetja: I nderuari profesor, Dr.Jusuf el-Kardavi, Allahu të ruajt. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.
Në kohën e fundit po diskutohet me të madhe për punën e fëmijëve dhe për statusin juridik të punës së fëmijëve, pasi ka mbështetës dhe kundërshtues të kësaj dukurie. Për atë, ju drejtohem juve për të treguar se cili është qëndrimi Islam ndaj punës së fëmijëve?
Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Dërguar nga: V.A. Egjipt.

Dr.Jusuf el-Kardavi

Përgjigja: I tërë falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, përshëndetjet dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij dhe ata që e ndjekin.
Në parim, fëmiju ka të drejtë ta përjetojë fëmijërinë e tij, dhe është e drejtë e tij që mos ia shndërrojmë fëmijërinë në moshë të burrërisë para kohe. Kjo ndikon negativisht te fëmiju dhe e privon nga një periudhë e rëndësishme e jetës së tij, gjegjësisht nga periudha e fëmijërisë. Fëmija në kohën e fëmijërisë duhet të loz lojëra fëmijësh dhe të mësojë gjëra që janë për moshën e tij, në veçanti nëse është talent dhe ka afinitete të dalluara. Nuk lejohet që fëmijët të privohen nga procesi arsimor, siç veprohet në disa shoqëri, apo siç veprojnë disa shoqëri tjera që nuk i ndihmojnë ta ndjek procesin arsimor, në rast se nuk ka mundësi familja e tij t’ia realizojë këtë. Kjo qe shkak që unë morra iniciativën për themelimin e “Fondacionit Botëror për Mbikëqyrjen e talentëve muslimanë.”

Ka disa punë që mund t’i bëjnë fëmijët, e që në fakt mendohet në punë natyrore. Fjala vjen, fëmiju i cili e ka babain bujk, shkon me të te ara kur është në pushim të shkollës, apo gjatë kohës së lirë. Poashtu, nëse babai i një fëmije ka një punëtori apo ndonji zanat, ai shkon me të që ta përvetësoje zanatin e babait. Rastet e këtilla nuk konsiderohen punë e cila ndalohet me ligj për fëmijët. Por, kjo me kusht që pjesëmarrja e këtillë me babain në fushë apo në punëtori, mos e privojë fëmijën nga e drejta e tij për arsim, bile edhe nëse bëhet fjalë për klasët e ulta të shkollës fillore.

Ka edhe një rast tjetër kur fëmiju nuk ndalohet nga puna, e ky rast është kur familja e fëmijut e varfër dhe nuk ka mundësi t’i plotësojë nevojat e veta jetësore të domosdoshme. Në këtë rast nuk ka pengesë që fëmiju të punon ndonji punë që përshtatet me moshën e tij dhe me aftësitë dhe mundësitë e tij për ta përballuar këtë punë. Kjo don të thotë se nuk lejohet që të ngarkohet përtej mundësive dhe moshës së tij.
Ndërkaq, për sa i prket punës së rregullt, që nënkupton punës e cila ka orar të caktuar dhe normë të ditur të punës, dhe nuk ka ndonji domosdoshmëri për të për këtë punë, dhe puna është e rëndë, këtë në asnji mënyrë nuk e lejojmë, ngase kjo është në kundërshtim me natyrën e fëmijut dhe me zhvillimin e tij në këtë periudhë të moshës. Në këtë periudhë të moshës, ai ka më së tepërmi nevojë për lojëra dhe zbavitje, e jo për punë, ngase puna kërkon fuqi dhe përgjegjësi.

(Libri: Fetava Muasire-Fetva Bashkëkohore, pjesa IV)

Prej arabishtes: Bashkim Aliu

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP