Most read

Mesazh urimi me rastin e hyrjes së tre muajve të dalluar

13.02.2021

Të nderuar vëllezër e motra!

Me zemër të mirë ju urojmë hyrjen e tre muajve të mëdhenj.

Sipas kalendarit tonë, të përgatitur nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, hyrja e tre muajve të dalluar ka filluar sot, më 13.02.2021, kurse nata e Regaibit është të enjten më 18 shkurt.

Lejletu-r-regaib është një prej netëve të dalluara, ndërsa sipas mësimeve dhe traditës fetare, paraqet pohimin e mëshirës hyjnore ndaj njeriut.

Në popull kjo natë njihet si Nata e dëshirave, kurse manifestohet duke shtuar lutjet, këndimin e mevludit dhe veprime të tjera të dëshiruara nga All-llahu xh.sh.

Sipas kalendarit islam, nata Lejletu-r-regaib, Lejletu-l-mi’raxh, Lejletu-l-berat dhe Lejletu-l-kadr, janë net të dalluara dhe të veçuara në krahasim me netët e tjera të vitit. Andaj, në këto raste shtohet më tepër ibadeti, namazi vullnetar, agjërimi dhe këndimi i Kur’anit.

Në emër të KMSHZ-së ju shprehim urimet tona më të përzemërta me rastin e hyrjes së tre muajve, duke e lutur All-llahun xh.sh. që të na i pranojë ibadetet tona dhe të na i falë mëkatet dhe lëshimet e bëra!

Për hajr dhe e mbërifshim ramazanin shëndosh e mirë, inshallah!

KMSHZ

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP