Most read

KOMUNIKATË NË LIDHJE ME RIHAPJEN E XHAMIVE NË ZVICËR

26.05.2020, e martë

KOMUNIKATË

Esselamu alejkum vëllezër e motra nderuara!

Pas vendimit të Këshillit Federal të datës 20.05.2020, i cili thotë se pas 28 majit mund të
rihapen objektet fetare për kryerjen e ritualeve dhe shërbimeve fetare, duke iu përmbajtur
kushteve dhe masava të parapara nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, si dhe të Konceptit
mbrojtës të përgatitur nga bashkësitë fetare në vend. Në lidhje me këtë, DAIGS ka
participuar në kuadër të FIDS për të përpiluar Konceptin mbrojtës, pa të cilin nuk do të
mund të vazhdohet me kryerjen e ritualeve fetare në objektet fetare. Koncepti në fjalë është
dërguar për miratim në Zyrën Federale të Shëndetit Publik dhe ka marr dritën jeshile, duke
u vlerësuar edhe si një konceptet më praktike të kësaj fushe.

Kryesia e DAIGS, me qëllim që të del me një vendim sa më objektiv dhe të pranueshëm nga
të gjithë, e shtroi çështjen për diskutim edhe në grup-chatin e kuvendarëve, duke kërkuar
prej tyre mendim dhe propozim konkret. Kryesia falënderon kuvendarët për pjesëmarrje në
diskutim dhe për idetë dhe propozimet e dhëna.

Pas analizës së kushteve dhe masave të BAG, si dhe duke iu përmbajtur edhe Konceptit
mbrojtës të FIDS, kryesia e DAIGS del me këto vendime:

1. Propozojmë që prej me 28.05.2020 të fillojë hapja graduale e xhamive për
xhematet e tyre, dhe atë duke filluar me tre namaze ditore. Gradualiteti është një
parim edhe i shtetit, sa i përket lehtësimit të masave dhe kjo do të na ndihmojë edhe
neve si qendra.

2. Të shtyhet falja e namazit të xhumasë së datës 29.05.2020, pra të xhumasë së parë
pas rihapjes, ndërsa për xhumanë e datës 05.06.2020, do të kemi komunikim të
sërishëm, varësisht nga përvoja, sfidat dhe mundësitë që do të kemi, si dhe të rejave
që do të dalin nga konferenca e BAG më 27.05.2020. Ju ftojmë të gjithëve që të paktën
xhumanë e parë të jemi të gjithë unik dhe t’i përmbahemi këtij vendimi, pasi që
shumica e xhamive deklarohen se është e vështirë që nga fillimi të plotësohen me
rigorizitet të gjitha kushtet e kërkuara nga BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik).

Të nderuar vëllezër, ne jemi të vetëdijshëm se disa xhami mund t’i plotësojnë kushtet, por,
megjithë këtë, nuk do të kenë mundësi që ta përfshijnë të gjithë numrin e xhematit të tyre,
sidomos kur dihet se xhami të tjera të afërta nuk do të falin namaz xhumaje. Kërkesa jonë
bazohet edhe në hutinë dhe ngatërresat që mund të shkaktohen në xhematet tona, në rast
se nuk kemi qëndrim unik, sidomos në këtë fazë të parë të rihapjes së xhamive.

Po ashtu, kryesia e DAIGS është e vetëdijshme se për pamundësinë e disave nuk mund të
penalizohen të gjithë, megjithatë, në këtë fazë kur na mungon përvoja paraprake edhe me
namazet ditore, pasur parasysh masat e konceptit mbrojtës, gjykojmë se ky vendimi i yni
është i drejtë dhe i duhur.

Ju falënderojmë paraprakisht!

Kryesia e DAIGS

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

Go to TOP