Katër esetë fituese të vitit 2025, organizuar nga KMSHZ
Të nderuar lexues, këtu i gjeni katër esetë që fituan në konkursin letrar që e organizoi Depertamenti i Gruas pranë KMSHZ-së, me datë 14 qershor 2025, në xhaminë e Regensdorfit.
VENDI I PARË:

Medina Nura, përfaqësuese e Xhamisë së Langenthalit
„Sakrifiko nga kjo botë kalimtare drejt asaj të përjetësisë“
Nëpër përpëlitjet tona mbi tokë duke kërkuar atë rehati të ëndërruar, nëpër këto ëndrra vazhdojmë të zbehemi në lidhjet tona me të amshueshmen. Brenda një cikli jete ajo fryma e të dashurve tanë na mundëson të përkujtojmë e të reflektojmë në momentet e vështira, me ç’rast vendosim t’i ngrisim të shtrira duart për pak mëshirë të nevojshme për shpirtrat tanë të trazuar nga pakujdesia. Por jo çdoherë, pakujdesia e harresa, injorimi e anashkalimi, apo edhe neglizhenca do të jenë mosmirënjohje drejt Krijuesit.
Brenda këtij cikli të vazhdueshëm, të pandalshëm nën sfondin e kohës së paprekshme ekziston prezenca e hyjnores që në aspektet tona shpirtërore na formon kornizat ndjesore, si një stimul shprese për lumturi në tokë. Por një mëshirë e tillë nga qënia jonë vazhdon e trajtohet si një koncept i devijuar në aspektin ekzistencial dhe që po na mbjell mendimet e sëmura se kjo botë kalimtare mund të jetë kinse shtëpia jonë, ajo shtëpi që simbolizon rehatinë, sigurinë e lumturinë, deri në bindjet sa t’i japin edhe vlerë të vërtetë posedimeve të kësaj bote, pra një pseudovlerë që në vazhdim e sipër mbanë peng tendencat natyrale të shpirtit për t’u forcuar në lidhjen me të amshueshmen, të vërtetën, të përjetshmen.
Në trajtën fetare, pavarësisht cilës fe është e padiskutueshme se vlera qëndron në botën pas kësaj që po e jetojmë, pra nuk ka rëndësi vendimtare lloji i besimit, por në fortësi të plotë ngurtësohet besimi si shtyllë kryesore e konceptimit të mirëfilltë të jetës. E në këtë rrafsh, çka do të thotë të sakrifikosh?
Një vlerë për një vlerë, një të mirë për një të mirë, një jetë për një jetë më të mirë, një ëmbëlsi për një ëmbëlsi më të mirë, një dhimbje të madhe për një lehtësim edhe më të madh, lehtësim ky i garantuar, i premtuar dhe çdoherë në kohën e vet. Jeta në këtë botë na jep imazhin e një rryme të fortë rrjedhëse, që të rrëmben, të mbanë në një trajektore të vetme dhe për ta evituar luftën me shpresën ndaj hyjnores, ajo mashtron po atë shpresë brenda nesh duke na bindur rrejshëm se “kemi kohë”, “jam ende e re”, një vorbull e tillë që rrotullon qëniet tona përgjatë kohës së pandalshme e deri në frymën tonë të fundit,e që po s’e luftuam këtë rrymë, do mbetemi peng i shpresës së mashtruar. Sakrificë është edhe kjo, dhe një e madhe bile!
Kujtojmë fjalën e Muhamedit a.s. kur ka thënë në hadithin : “…pa mëshirën e Allahut, asnjë njeri nuk do të arrinte të shijonte Xhennetin…” – pra madje as vet ai, i Dërguari. Ajo mëshirë është prezente në çdo qelizë të përjetimeve tona në këtë botë kalimtare, në foshnjëri kur jemi të pavetdijshëm ndaj asaj çka na rrethon, në fëmijëri kur mendjet tona shohin dhe pranojnë vetëm të bukurën, argëtimin dhe lojën, në adoleshencë kur tentojmë ta përkufizojmë karakterin tonë, në pjekuri kur fillojmë e lëmë gjurmët tona, në prindërim kur e kuptojmë qëllimin e vetëm dhe të vertetë të mëshirës së Allahut, pra që jeta të vazhdojë të lulëzojë në kohën e pandalshme derisa çdo shpirt që beson ta meritoj përjetësinë e premtuar nga mëshira e Allahut, e deri në pleqëri, etapë kjo me sfond të fuqishëm ekzistencial ku në fundin e një cikli të përkohshëm jete, e ndjejmë teksa afrohet cikli i përjetshëm, madhështor dhe i vërtetë.
Pra pse jo çdoherë, pakujdesia e harresa, injorimi, anashkalimi e neglizhenca janë mosmirënjohje drejt Krijuesit?
Shpirtrat tanë të falur prej madhështisë së Krijuesit zbresin nga një nivel i paimagjinueshëm ekzistence, për t’u fshehur brenda trupave tanë të brishtë. Po të ishtë vetëm për shpirtin tonë, asnjë nga ne s’do shijonte dënim e hidhërim, por me t’u fshehur shpirti në trupat tanë, iu dha vullneti i lirë që formulon ndërgjegjen brenda nesh për ta përjetuar tërë këtë mëshirë të Krijuesit duke mos u penguar nga asnjë prezencë fizike të Andejshmes, duke u ndjerë superior mbi tokë, duke u bindur se ne kemi vlera dhe ato vlera duhet të mbahen me krenari, pikë kulminante kjo që na qon para një vije të hollë që ndanë të vërtetën nga gënjeshtra. Pa mëshirën e Krijuesit s’do t’i shijonim as ato pak çaste krenarie si qënie njerëzore, pra kush jemi ne që nuk besojmë, kur edhe vet krenaria jonë është stimul lumturie që degëzon nga mëshira e Krijuesit? Kjo krenari e jona e papërcjellur nga falenderimet për Zotin paraqesin një grumbull neglizhencash, anashkalimesh e pakujdesishë që formojnë rrymërat e kësaj bote dhe njëkohësisht sfidat tona që duhet t’i tejkalojmë për ta argumentuar meritën e shpërblimit të përjetësisë, kjo është sakrifica e madhe që e kemi për obligim ta plotësojmë qysh kur shpirtin na e ka falë Zoti. Pra nuk është mosmirnjohje, por proces jetësor kalimtar që teston e vlerëson ndërgjegjen tonë drejt meritave të shpërblimit.
Burimet e pashtershme të lumturisë në këtë botë kalimtare, janë po ato burime që rrjedhin nga ajo e Përjetësisë… buzqeshja fëmijëve, dashuria e nënës, përkushtimi i babait, përkrahja e vëllaut, mbrojtja e motrës, përqafimi i shoqes, mëshira në mesin e bashkshortërve. Të gjitha këto rrjedha të Përjetësisë japin vetëm një imazh të përkohshëm të asaj mrekullie që na pret në të Andejshmën, e në pamundësi ta imagjinojmë imazhin e tërë, e besojmë thellë në shpirtrat tanë të trazuar nga pakujdesia që secila sakrificë në emër të këtij qëllimi, na afron më shumë me botën e përjetësisë, dhe na largon nga e kota kalimtare.
VENDI I DYTË
Habibe Ali Zekiri, përfaqësuese e Xhamisë së Solothurn

„Sakrifiko nga kjo botë kalimtare drejt asaj të përjetësisë“
Falemderimet dhe lavdërimet i takojnë padyshim vetëm Allahut, Sunduesit të pashoq të qiejve dhe tokës, Pushtetarit dhe Krijuesit te gjithësisë. Ai i cili na dalloi nga krijesat tjera, duke na bërë të përsosur në dukje dhe duke na pajisur me mendje dhe arsye. Ai e bëri jetën e kësajë bote kalimtare dhe jetën e botës tjetër të qëndrueshme dhe të përhershme.
„Jeta e kësajë bote nuk është asgjë tjeter, vetëm se argetim e lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër është e vertetë. Veç sikur ta dinin.“ (sure Ankebut 64)
Jeta nën këtë nënqiell është e perkoshme dhe njerëzit jetojnë duke qenë të bindur në këtë natyrshmëri. E çka pas përfundimit të kësajë jete?
Askush s`mund ti ik faktit se atëhere pason ndëshkimi apo shpërblimi për njerëzit. E kjo i mban gjallë shumë dëshira e shumë shpresa, ndez shumë flakadane të mirësisë dhe zbutjes së zemrave.
Çfarë vlere do të kishte kjo jetë pa boten tjetër? Ku do ta gjente shpërblimin durimtarin? Apo ku do ta gjente drejtësinë i shtypuri?
Ne shpesh dimë të zhytemi në horizontin e pafund të dëshirave dhe epsheve laramante të kësajë bote, të cilat janë si fishekzjarre, ndiriçojnë për një moment më pas zhduken duke të dhuruar vetëm kënaqësi të çastit.
A nuk ia vlen pra të sakrifikojmë për lumturinë e përjetshme?
Të sakrifikosh për të fituar botën tjetër, nënkupton të jetosh sipas disa rregullave që janë të denja për besimtarin, të cilat Profeti saws na i ka thjeshtësuar me praktiken e tij të pastër. Jo rallë këto rreugulla, jeta duke goditur pa dhimbje me intrigat e veta di të na i bëjë si të paqarta, dhe të paaritshme.
Të zënë në vrrullin e përshpejtuar të botës moderne, ku minutat po kalojnë më një shpejtësi të hatashme dhe të frikshme, ndonjëherë e gjejmë veten koprac, për të shkëputur një copëz kohë nga dita jonë e stërmbushur, për t`ia dedikuar namazit. Ritual ky i cili nuk na mer shumë nga koha jonë, por na ofron shumë në këmbim. Ai na jep shpresë për boten tjeter, na lidh me Krijuesin dhe na jep paqe shpirtërore në këtë botë.
Qenja e brishtë njerezore ka nevojë për një fuqi madhore që ti mbështetet, apo shkurtëthënë, ka nevojë për një sexhde, ku do ti plasojë dertet dhe ngarkesat e veta.
Një shpirt i bindur që i`a beson çështjen e vet Allahut, padyshim se ka zgjidhjen më të mirë në të dy botët.
Ky ritual disa minutësh është sajuar edhe nga psikolog të ndryshëm, të cilët besojnë se ritualet fetare ndikojnë në shërimin e shumë sëmundjeve psikologjike moderne. Fakt ky që na bind se kohën nuk e sakrifikuam, por e kemi investiuar ne mbjelljen e frutave që do ti vjelim në të dyja botët.
Jemi dëshmitarë se bota moderne globaliste e ka vendosur individin ne epiqendër të vlerave materialiste, duke i premtuar shumë nga gara e ndërthurjes ekonomike, e duke mos premtuar asgjë në atë shpirtërore dhe jo rallë herë duke na bërë të pavëmendshëm, se në botë ekzistojnë njerëz që ndoshta presin ndihmën tonë.
Të sakrifikojmë pak nga të mirat tona materiale dhe t‘ia ofrojmë atë një nevojtari, të bëhemi shkak i ringjalljes së shpresës së tjetrit. Të sakrifikosh, ndonjëhere do të thotë të dhurosh edhe atëhere kur mendon që s`është koha, do të thotë të ndash me tjerët gjërat tua që i çmon.
Të sakrifikojmë nga kjo botë që të bëhemi të pasur ne botën tjetër. Ta vendosim pasurinë tonë në një nga arkat më të sigurta ku do të mbetet si një thesar i çmuar në dimenzionin e botës tjetër, e cila nuk njeh përfundim.
E cili nga ne nuk ka nevojë të investojë në xhenetin e vet?
Sadaka është edhe një buzëqshje, sadaka është edhe një fjalë e mirë, sadaka është të kapësh dorën e dikujt që po bie, sadaka është të ndriçosh rrugën e dikujt me dije, edhe sjellja e mirë është sadaka. Ajo është një derë e hapur e solidaritetit që shërben si një stimulues që zbut dhe afron lidhjet ndërshoqërore, duke bashkuar njerëz dhe kumunitete të cilët së bashku zgjidhin hallet e njëri – tjetrit, duke mos pasur për qëllim materien e kësajë bote. Sakirifcat janë mundësi, përmes së cilëve njeriu ruan shpirtin fisnik të besimit, sot kur janë tjetërsuar në dy hipoteza të ndara, e njeriu s`di më të ushqejë trupin apo shpirtin.
Trupi është ai që i dorëzohet dheut, e shpirti i kthehet Krijuesit si një ndër amanetet më të rënda të trupit e mendjes.
„Allahu ka thënë: O biri Ademit, jep në mënyrë që të të jepet.“ (Buhariu dhe Muslimi).
„Sadakaja e shlyen gabimin ashtu siç uji e shuan zjarrin“. (Ahmedi dhe Albani).
Sakrifikimi i pasuris sonë në rrugë të hajrit, nuk e pakëson të njejten, përkundrazi ajo bëhet shkak që pasuria jonë të shumëfishohet në të dy botët.
Allahu nuk i le pa shperblim njerzit që shpenzojnë pasurinë e tyre për të ngritur fjalën e Allahut, e shperblimi i Tijë është më i miri.
Të jemi nga ata synimet e të cilëve janë më të gjera, e jo nga ata që kanë për qëllim vetem fitimin e kësajë bote, e cila s`është asgjë tjetër pos një mjegulle që ec ne horizontin e hapur e më pas nuk shihet më. Kjo botë është një provim, rezultatet e së cilës do ti gjejmë në botën e përtejme, ku ç‘do gjë është e sakt dhe e drejt.
Allahu na solli në këtë jetë me një qëllim, na bëri pronar të të mirave të panumërta. A nuk ia vlen vallë ti shfytëzojmë këta të mira për aritjen e qëllimit madhor?
Ta sakrifikojmë veten nga komsumimi i ushqimit brenda kohës së caktuar, qëllimi i së ciles nuk është barku bosh, por qëllimi është riedukimi. Ramazani prodhon njerëz të përmbushur emocionalisht, të liruar shpirtërisht nga petku i përkohshëm e ziliqar i dunjasë.
Kush e di se sa njerëz falen në Ramazan! E kush e di se për sa njerëz Ramazani është bërë shkak për të afruar raportet familjare dhe ato sociale!
E për shum prej tyre do të bëhet ndermjetesues për në xhenet.
Pejngamberi saws ka thënë: „Vërtet xheneti ka një portë që quhet Rejan. Ditën e Gjykimit do të thirret: Ku janë agjëruesit (për t’u futur nga kjo portë)? E pasi të futet edhe njeriu i fundit i tyre, kjo portë do të mbyllet.“
Kohëve të fundit edhe mjekësia po flet bindshëm për dobitë shëndetësore dhe shpirtërore që ofron ky ritual. Padyshim Allahu e di më së miri se me çka e ngarkon rrobin e vet.
Në ditët e sotme sakrificën në rrugë të Zotit secili mund ta perceptojë ndryshe në momente të ndryshme. Për dikë sakrificë është të largohet nga punët e kota, për dikë tjetër sakrificë është vendosja e mbulesës në një shoqëri paragjykuese, për dikë sakrificë është të zgjedh të jetojë hallallin, kur harami është më i lirë, për dikë sakrificë është të largohet nga polemika edhe pse ka të drejtë. Sakrificë ndonjëherë është të durosh edhe pse zemra të digjet. Sakrficat ndikojn në ndërtimin e karakterit të fortë të njeriut, duke e edukuar atë ashtu që mendja të bëhet pronar i epshit, kështu duke ndërtuar artin më të mirë të shpëtimit dhe faljes.
Rruga për në xhenet na është pershkruar qartë, gjërat që ne ndonjëherë i shohim si sakrificë në të vërtetë janë arritje në të dy botët.
Ata na falin copëza të pavdekshme jete, të cilat fillojnë në këtë botë dhe nuk shuhen kurr. Qëllimi i sakrificave nuk është të humbasësh gjërat që çmon, Ibrahimit a.s Allahu i zbiriti një dash që ta sakrifikojë në vend të Ismailit. Qëllimi i tyre është besimi dhe qëndrueshmëria në rrugën e drejt, lidhja e fortë për litarin e Allahut, i cili stë lë kurr pa zgjidhje. Musai a.s nuk e dinte se Allahu do hap detin e kuq për të, por ai e dinte se Allahu s‘do e lë pa zgjidhje. Kështu Allahu u jep zgjidhjen më të mirë njerëzve që çështjen e besimit e kanë vendosur në piedestalin më të lartë brenda mureve të kufizuara të botës.
Të jemi nga ata që vishen me petkun e devotshmërisë dhe shpresës, e mesazhet dhe lutjet tona të percillen lartë, përtej dyerve të qiellit. E kur të hapen dyert e bekimeve të mëdha, do kuptojmë për veprat dhe meritat tona.
Qofshin veprat tona gjurmët më të mira qo do na shpien drejt dritës së pafundësisë.
VENDI I TRETË:

Suada Rexhepi, përfaqësuese e Xhamisë së Volketswil Zurich
„Sakrifiko nga kjo botë kalimtare drejt asaj të përjetësisë“
Nuk është e lehtë të flasësh për sakrificën, sidomos kur ajo lidhet me jetën tënde të përditshme, me ëndrrat, shpresat dhe sfidat që përball çdo ditë. Është edhe nje here më e rëndë kur sakrifica që bëhet, të bëhet shkak i uljeve dhe ngritjeve që ka njeriu në jetë dhe falë sajë të vijnë dhe ndryshime të njëpasnjëshme! Unë vij nga një familje që më ka mësuar të besoj në Zotin një, të falem, të jem mirënjohëse dhe të mos harroj kurrë rrugën drejt Zotit. Por jeta në një vend të huaj, mes dy kulturave, më ka vënë shpesh përballë zgjedhjeve të vështira, sikurse shumicën e motrave apo vëllezërve tanë. Sot dua të ndaj me ju një pjesë nga rrugëtimi im – si kam mësuar të sakrifikoj nga kjo botë kalimtare, për të fituar paqen dhe lumturinë që vjen vetëm nga përjetësia.
Po e filloj këtë temë me një rrëfim dhe reflektim nga jeta ime, mes ëndrrave, shpresës, zhgënjimit dhe mirënjohjes.
Si një femër muslimane me sfond migrimi, mes rrugës që të ofron shteti zviceran dhe traditës e kulturës sonë, shpesh hasim vështirësi dhe paragjykime nga çdo anë. Edhe jeta ime nisi pikërisht aty, mes dilemave shpirtërore dhe pavendosmërive.
Si shqiptare e rritur dhe edukuar mes traditës dhe fesë, edhe unë vija nga një familje e devotshme dhe fetare, ku isha mësuar me namaz, agjërim dhe të gjitha ritualet fetare. Por, njëkohësisht, jetoja paralelisht edhe me jetën perëndimore, si shumë të rinj të tjerë në diasporë. Prej afro pesë vitesh para se të ndodh ndryshimi im kisha filluar të falja rregullisht namazin, dhe e praktikoja me shumë dëshirë, pasi isha edhe lexuese e rregullt e librave fetarë. Si shumë motra të tjera në Perëndim, isha një nënë, bashkëshorte e përkushtuar dhe me një punë të rregullt. E falja namazin sa herë që më jepej mundësia, sidomos namazi i sabahut nuk më ikte kurrë – thjesht nuk ja lejoja vetes diçka të tillë. Por, njëkohësisht, nuk kisha mbulesë dhe asnjë shenjë që të më dallonte nga jobesimtaret, dhe ky fakt më rëndonte gjithnjë e më shumë.
Nuk e di pse, por zemra ime nuk e kishte rahatinë. Çdo mëngjes, pas namazit të sabahut, kur përgatitesha për punë, më dhimbte fakti që e hiqja mbulesën. Sa herë që e hiqja shaminë, ndjeja një peshë – jo vetëm mbi kokë, por në shpirt. E dija që nuk ishte faji i askujt tjetër; isha vetëm unë dhe Zoti që e kuptonim atë ndjesi. Pastaj dhe shpesh e mendoja dhe meditoja mbi ajetin „Kush i frikësohet Allahut, Ai i hap rrugëdalje dhe e furnizon prej nga nuk e pret.
(Surja Talak, 65:2-3)
Gjithashtu, Profeti Muhamed a.s ka thënë në një hadith:
Kush e lë diçka për hir të Allahut, Allahu do ta zëvendësojë me diçka më të mirë.”, mirëpo kjo e „lenme per Zotin nuk ishte dhe aq e lehtë dhe neve dhe si nga natyra që jemi njerëz me një dituri dhe pamje të kufizuar të jepte të jem e sinqert edhe ndjenjën e frikës apo pikëpyetjeve pastaj çka, po sikur, ku dhe si?! Dhe këtu të vijni edhe dyshimet e para në vetëvete! Shpesh, në heshtje, i lutesha Zotit: “O Zot, më udhëzo dhe më jep forcë të ndjek udhëzimin Tënd.”
Dhe Zoti… Zoti më dëgjoi.
Nuk isha e përgatitur për mbulesë. E ndjeja që zemra ime nuk ishte e qetë, sikur diçka më mungonte thellë në shpirt. Fakti që nuk mbulohesha kishte lënë gjurmë të thella në mua — një zbrazëti që sa vinte e bëhej më e dukshme. Ndjeja një etje shpirtërore që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ishte si një thirrje e brendshme që më zgjonte në çdo lutje.
Shpesh, pas namazit, i drejtohesha Allahut me duar të ngritura dhe me zemër të lënduar. Lutesha me lot në sy. Lotët nuk ishin më vetëm nga frika, por nga një dëshirë e thellë për t’u dorëzuar, për t’u afruar më shumë me Zotin, për ta zbatuar urdhrin e Tij, por pa e pasur ende guximin e duhur. Ishte një betejë mes shpirtit dhe frikës. E dija që hapi i parë është më i vështiri… sepse sapo ta hedhësh atë, të tjerët vijnë vetë. Por unë rrija pezull, mes dëshirës për ndryshim dhe pasigurisë për të filluar.
Ishte koha para pushimeve, dhe si çdo vit, filluam familjarisht të planifikonim udhëtimin tonë të radhës. Pas shumë bisedash, vendimi ra mbi një ëndërr të kahershme – New York, qyteti që kurrë nuk fle. Gëzimi ishte i madh, sidomos te fëmijët, por nuk mund ta dija se ajo që do të vinte pas këtij vendimi do të ndryshonte jetën time përjetësisht.
Në mënyrë të çuditshme, çdo rezervim dështonte. Njëra pas tjetrës – fluturime, hotele, gjithçka që planifikonim thjesht nuk funksiononte. Ishte sikur diçka na ndalonte, por në atë moment nuk e kuptoja pse. Në një nga ato ditë, vjehrri im – Allahu e mëshiroftë – me një qetësi që vetëm njerëzit e zemrës së madhe e kanë, më tha:
“Pse të shkoni aq larg? Nëse dëshironi një përjetim të vërtetë, shkoni në Qytetin e të Dërguarit të Allahut, në Medinë, dhe më pas në Mekë.”
Fillimisht e mora si një mendim emocional, por shpirti im nisi të trazohej. A ishte kjo një thirrje nga Zoti? Kisha lexuar se Zoti i shkruan vetëm emrat e atyre që shkojnë në Umre dhe Haxh, dhe kjo më trishtoi e më përzieu ndjenjat.
Nuk isha e përgatitur për këtë udhëtim, sepse në mendjen time shtrohej një pyetje që nuk më linte të qetë:
“Po të shkoj atje, shpresoj në faljen dhe mëshirën e Zotit… por si të kthehem pastaj dhe të heq mbulesën? Si të vazhdoj të vrapoj pas riskut, kur Ai që ma ka premtuar riskun, është po Ai që më urdhëron ta ruaj veten?”
Kjo më shtynte të mendoja thellë. E dija që udhëtimi në vende të shenjta nuk është vetëm një vizitë fizike, por më shumë është një përballje me vetveten, me të vërtetën tënde të brendshme. Dhe unë nuk isha e sigurt nëse isha gati.
Mendimet më vinin vërdallë ditë pas dite. Në zemër kisha dëshirën për afërsi me Zotin, por në mendje më ngriheshin frika, pasiguri, e një barrë që nuk dija si ta çoja. Ishte një dilemë që nuk mund ta zgjidhte askush tjetër përveç meje.
Dhe ashtu ndodhi… Me caktimin e Zotit, ndodhi ajo që s’kishte ndodhur për asnjë nga planet tona të tjera. U regjistruam për në Umre. Një vendim që nuk erdhi me entuziazëm të jashtëm, por me një ndjenjë të thellë që nuk mund ta shpjegoja plotësisht. Ishte sikur Zoti ma kishte hapur vetë derën, pa bujë, pa planifikim të zakonshëm, por me një thirrje të heshtur që ndihesha e detyruar ta dëgjoja. Por gjendja ime e brendshme nuk ishte e qetë. Ndonjëherë më dukej se trupi po udhëtonte, por shpirti im po dridhej nga brenda. E ndjeja në stomak, një peshë e fortë, jo nga frika e rrugës, por nga përplasja që kisha me ndërgjegjen time. Njeriu e ka hallin më të madh me vetveten, dhe atëherë e kuptova se imja më fliste më fort se kurrë. Ishte momenti kur s’mund të fshihesha më pas justifikimeve. Ishte koha për të zgjedhur: të dorëzohesha vërtet para Zotit, apo të vazhdoja të shtyja një thirrje që nuk heshti kurrë brenda meje.
Një natë vjeshte, pas namazit të jacisë, zemra ime nuk më la të qetë. Kisha kohë që ndihesha e mbërthyer mes dy botëve: asaj që isha mësuar të jetoj dhe asaj që ndjeja se më thërriste. Po atë natë vendosa të fal namazin e istihares. Ishte një namaz i veçantë për mua, i ndërtuar me lutje që dilnin nga thellësia e shpirtit, me lot që nuk i ndaloja dot, me një dorëzim të plotë përpara Zotit. Mes dilemës, pasigurisë, shpresës dhe pendesës, i kërkova Allahut me gjithë sinqeritetin tim: “O Zoti im, më udhëzo drejt asaj rruge që Ti je i kënaqur me të. Largoje nga unë çfarë nuk më sjell afër Teje dhe më afro me atë që më jep paqe me Ty.”
Nuk kisha plane për ditën tjetër. Nuk i thashë askujt. Thjesht u zgjova, dhe gjithçka brenda meje ishte e qartë. Pa asnjë mëdyshje, pa asnjë zë kundërshtues në mendje, pa asnjë shqetësim në zemër u mbulova.
Ishte dita kur ndjeva lehtësinë më të madhe të jetës sime. Si të më ishin hequr të gjitha barrët që mbaja me vete prej vitesh. Ishte si një frymëmarrje e re, si një hapje e zemrës pas një kohe të gjatë mbylljeje. Nuk ishte vetëm një copë stof mbi kokë, por ishte një vendim që më lidhi më fort me Zotin tim, një hap që më dha paqe si asgjë tjetër më parë.
Me vendimin për mbulesë, filluan edhe sfidat e para. Pasuan vështirësi, paragjykime, madje arriti puna deri tek humbja e punës. Por bindja ime ishte më e fortë se çdo pengesë, sepse i kisha premtuar Zotit, vetes dhe shpirtit tim që nuk ka kthim pas. Dhe ashtu ndodhi nuk u dorëzova.
Erdhi koha e shkuarjes në Umre, aty ku ndjeva vërtet aromën e mëshirës së Allahut. Lutjet e mia nuk vinin më nga librat, por nga zemra. U ndjeva e vogël, por e dashur nga Zoti im. Ishte ndjenja dhe përvoja që nuk krahasohej me asgjë që kisha përjetuar më parë! Shpresoja dhe lutesha vetëm për mëshirën e të Madhit Allah – Er-Rahman, Er-Rahim!
Me të kthyer në Zvicër, gjithçka ndryshoi. Mu mbyllën të gjitha dyert, njëra pas tjetrës. Situata në punë u bë e rëndë, kuptova që njerëzit nuk ishin më të njëjtët dhe as unë nuk isha më ajo që kisha qenë. Ishte sikur më përjashtuan për një zgjedhje që kisha bërë mes meje dhe Zotit. Dhe kjo dhimbte.
Por, derisa njerëzit më mbyllnin dyert, Allahu m’i hapi ato që nuk i kisha menduar kurrë. Me një qetësi që vetëm bindja ndaj Tij ta jep, e përballova atë zhgënjim. Nuk më kaploi paniku, as frika. Brenda meje, një zë i qartë më pëshpëriste: “Zoti yt ka përgatitur diçka më të madhe për ty.”
Ishte kjo bindje që më mbajti. Kjo krenari e heshtur që nuk më linte të mposhtesha. Unë nuk e shihja atë situatë si humbje përkundrazi, e shihja si një udhëzim. Dhe kështu e kalova më lehtë seç kisha menduar.
E mësova me zemër e me shpirt se nuk ka risk më të madh sesa bindja dhe dorëzimi para Tij. Jeta më mësoi se kur mbështetesh vetëm tek Allahu, nuk ka fuqi tjetër që të të lëkundë. Nuk ka frikë që të rrëzon. Nuk ka pengesë që të ndalon.
Dhe ashtu ndodhi… Mu hapën dyert e riskut që as nuk i kisha menduar dhe as që i kisha ëndërruar. Erdhi prej nga nuk e prisja, në mënyrën më të bukur dhe më të papritur. Ishte si një përqafim hyjnor që më tha:
“Kërkove vetëm Mua – dhe Unë nuk të lashë vetëm.”
Dhe sot, në këtë rrugëtim, ndjej se çdo hap, çdo pikë loti, çdo pengesë, ishte thjesht një përgatitje për të më bërë më të afërt me Krijuesin tim.
Sepse Ai vetë ka premtuar:
“Nëse jeni mirënjohës, Unë do t’ju shtoj të mirat.”
(Surja Ibrahim, ajeti 7)
Dhe unë, nga thellësia e zemrës time, them:
Falënderimi i qoftë Allahut – për çdo gjë që më mori, dhe për gjithçka që më dha. Në fund të ditës, kur i kthehem vetes dhe kujtoj gjithçka që kam kaluar, e ndjej se çdo lot, çdo pengesë, çdo sakrificë, më ka bërë më të fortë dhe më të afërt me Zotin tim. Nuk është rrugë e lehtë, por është rrugë që të mbush me paqe dhe shpresë. Sot, më shumë se kurrë, jam mirënjohëse për çdo gjë që kam lënë pas, sepse kam fituar diçka shumë më të madhe – bindjen dhe qetësinë e shpirtit. Kjo është historia ime, kjo jam unë. Dhe kushdo që e lexon, le ta dijë se çdo sakrificë për hir të përjetësisë, kurrë nuk shkon kot.
“Nuk jam shkrimtare, por ky është tregimi im. Me gjithë shpirtin tim. Dhe kushdo që e lexon, le ta dijë – kjo jam unë, Suada Rexhepi.“
VENDI I KATËRT: Çmimi inkurajues

Lavdije Meta, përfaqësuese e Xhamisë Sunnah në Dietikon
“Sakrifiko nga kjo botë kalimtare drejt asaj të përjetësisë”
Thuhet se Jeta zakonisht i shkruan historitë më të bukura dhe unë dëshiroj të rrëfej nga Jeta ime.
Si një fëmijë i shkëputur nga Vendëlindja, që nga mosha 9 vjeçe, e kujtoj të Kaluarën me shumë keqëardhje.
Ti lësh të gjith të dashurit pas, dhe gjith Jetën tënde të njohur dhe qoshet e ngrohta ku u rrite, ishte një trishtim shumë i madh dhe një sakrific e peshuar rëndë.
Nuk më harroet kurr ajo mërzi që kam përjetuar në Shpirt.
Babai e sakrifikoi rinin e vetë në gurbet, Nëna poashtu kaloj një kohë të gjat pa bashkëshortin dhe dhuronte gjith mundin për familjen dhe fëmijët.
Sakrificat që i bëjn prindërit për fëmijët dhe familjet e tyre janë të shumëta, por pak ma të shumëta ishin vërtet ato të Nënës.
Unë tani them se e kuptoj plotësisht Hadithin: „ Tri herë ta falenderojsh nënën, pastaj një herë babain“.
Si nënë e dy vajzave të mrekullueshem, i kuptoj dhe fjalet: „Nënës kurr sun ja jep hakun!“ Sakrificat e Nënës nuk ka nevoj ti numroj, se cila Nënë i din dhe i ndjehn.
Me plot bindje them, se vetëm ajo, që e ka nderit të quhet Nënë i kupton vuajtjet për ta rritur një femijë. Mua Allahu më sprovoj dhe me një sëmundje kronike të pashërueshme, pas lindjes të dyt. Ashtu që sakrificat u programuan në jetën e përditshme.
Por vallë, me çfarë lloj kompenzimi i bart një Nënë të gjitha? Vërtet vetëm nga dashuria për fëmjiën?
Ditë për ditë e kuptoj dhe e mendoj, se e gjith Jeta qenka një sprov dhe sakrific e madhe, aq mëshumë kur jetojm me një vend në të cilin kurr nuk mund të bëhemi si „këta“.
Mundet të shkollohemi, mundete të integrohemi mundet me „këta“ të shoqërohemi, bashkëpunojm dhe bashkëjetojm, por si „këta“ sun bëhemi dot. Dhe kurr nuk dëshirova të jem si „këta“, se atë që kërkoja unë nuk ishte në jetesën e tyre.
Unë kurr su bëra zvicerrjane, nga njëra anë dhe si shqiptaret në vendëlindje nuk mbeta… Një kohë të gjat nuk isha rehat, kërkoj veten, kërkoja vendin se kuj i përkas. Duke hjekur shpirtin sa andej dhe këndej. Duke mos e kuptura qëllimin e kësaj Jete.
Para 14 vjete, në moshen 24 vjeçe, fillova të interesohem mëshumë për Fenë time. Lexova Kuranin shqip dhe ja nisa me Namazin, fillimisht vetëm me sabaun dhe akshamin.
Duke mësuar dhe lexuar më tepër, shtosha dal nga dal mëshumë nga ibadetet, si dhënja e Zeqatit, Agjerimi, Sadakaja rrjedhse, therje të Kurbanit për çdo Bajram etj.
Të gjitha sëbashku me bashkëshortin, ai më mbështeti në realizimin e këtyre gjërave dhe më plotësonte dëshirat që ti arrim këto qëllime.
Por përsëri diçka me mungonte…
Lexoja libra rreth Fesë. Fillova ti mësoja shkronjat arabishtë në shtëpi, por kisha nevoj për diçka më tepër.
Sastësisht e pash një program me Hafize Zelije Sulejmanin dhe rrëfimin e shkollimit të saj. Aty u luta me thellësi te shpirtit: „Oh Allah, sikur ta takoja një herë këte grua“
Ashtu që nuk shkoj një apo dy javë dhe mu dha mundësia për hërë të parë të marr pjesë në një ligjerat fetare dhe një iftar në Xhami. E kush ishte ligjeruesja? Askush tjetër përveq Hafizes Zelije Sulejmani.
Para 3 viteve e gjeta vendin tim të duhur, e gjeta strehimin për shpirtin tim të pastreh.
Dhe githëçka filloj dhe shkoj shumë shpejt: mora pjesë për herë të parë në teravitë, u bashkangjita në mësimin e leximit të Kuranit arabishtë, mora pjesë në të gjithë ligjeratat, bëra Hatmen me motrat, u bëra pjesë e organizimit dhe kryesis së forumit gruas.
Fillova dhe të dalë para xhematit, një gjë për të cilen kurr as që e kam paramenduar se isha në gjendje ta bëja.
Por Zoti më dhuroj dhe më tëpër, para një viti ma mundësoj ta zbatoj dhe një urdhër të Tij. Me shumë kënaqësi dhe krenari mund të them, se tani jam ajo, për të cilën kam qen shumë vite në kerkim: jam nje motër muslimane me mbules.
Arritja teri këtu natyrisht që nuk ishte e leht, te gjitha etapat mbartën përpjekjet dhe sakrificat e veta.
Për ta vendosur mbulesën në këtë vend donte shumë guxim. Dialoget mes vete, cytjet e shejtanit haptasi, skeptika e familjes dhe shumë tjera brenga nuk ma bëhn të leht.
Por lutjet aktive drejtuar Allahut: „ Allahu ime më jep guximin e duhur, argumentet e duhura dhe durimin e duhur“, nuk mu refuzuan dhe unë e arrita qëllimin me ndihmen e Allahut.
Si dhurat për këtë vendim dhe hap të rëndësishem, ma bëri bashkëshorti surprizë, regjistrimin për në Haxh, për vitin 2027. Dhurat dhe vlerësim më të bukur për mua nuk ka. Por Allahu më dhuroj përsëri diçka të papritur. Ma mundësoj që në dhjetorë 2024 të bëja Umren me bashkëshortin. Sa vit i mrekullueshëm më dhurata të paharrueshme… I gjith falenderimi dhe adhurimi i takon të madhit Allah!
Dhe unë punova dhe punoj nën urdhërin dhe dëshirën e të Absolutit Fuqiplot… Me çdo vepër të mirë, shpresoj në kënaqsin e Zotit dhe shpërblimin e Tij.
Por si thuhet: „Ta mbajsh fenë në ditën e sodit, është si ta mbajsh gacën në dorë!“ Unë i ndjehj ditë për ditë vështirësit e ksaj dynjaje. Sfidat e ksaj kohe!
Ashtu që këtë fjali do ta marr si motivim me vete: „ Sakrifiko nga kjo botë kalimtare drejt asaj të përjetësisë.“
KMSHZ
Comments