Most read

Islami dhe virusi korona (covid-19)

Hoxhë Azir Aziri

Muhamedi a.s. ka thënë:

وَعَن أَنسٍ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يَقُولُ: اللَّهمَّ إِنِّي أَعُوُذُ بِكَ مِنَ الْبرَصِ، وَالجُنُونِ، والجُذَامِ، وسّيءِ الأَسْقامِ

“O Allah na ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja, nga epidemia dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija”.

Vëllezër të dashur dhe ju motra të nderuara, gjithçka që ndodh, ndodh me caktimin e Allahut xh.sh qoftë e mirë apo e keqe, qoftë e shkaktuar nga krijesa njeri ose nuk është e shkaktuar nga krijesa njeri, gjithashtu edhe ky virusi i fundit virusi korona (covid-19), pa marrë parasysh shkakun gjithë çka ka të bëj me të, dhe çdo pasojë e tij me të gjitha krijesat e Allahut xh.sh nuk ka mundësi të ndodhë ndryshe nga ajo që e ka caktuar Allahu xh.sh.

قُل لَّن يُصِيبَنَا إِلَّا مَا كَتَبَ اللَّـهُ لَنَا هُوَ مَوْلَانَا ۚ وَعَلَى اللَّـهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ

Thuaj: “Kurrë nuk do të na ndodhë gjë neve, përveçse çfarë Allahu ka përcaktuar për ne. Ai është Meula (Zot, Ndihmës e Mbrojtës) për ne.” Dhe tek Allahu le të mbështeten plotësisht besimtarët. Kuran, 9-51

يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ ۗ أَلَا لَهُ الْخَلْقُ وَالْأَمْرُ ۗ تَبَارَكَ اللَّـهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ

Ai sjell natën si mbulesë të ditës dhe secila duke synuar tjetrën pandërprerë; dhe Ai krijoi edhe diellin, edhe hënën, edhe yjet të nënshtruar ndaj Urdhërit të Tij. Padyshim që i Tij është Krijimi dhe Komandimi. I Shenjtëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i Aleminit (i gjithë botëve, i gjithçkaje që ekziston, i njerëzve dhe i xhindeve). Kuran 7-54

Vëllezër të dashur dhe ju motra të nderuara, duhet në këto momente të kësaj pandemie ta shfrytëzojmë rastin e ta risim besimin, bindjen dhe mbështetjen tonë tek Allahu xh.sh se nuk mundet të na kaploj asnjë e keqe e asnjë dëm përveç se me caktimin e Allahut xh.sh.

Muhamedi a.s ka thënë:

«يَا غُلَامُ إِنِّي أُعَلِّمُكَ كَلِمَاتٍ احْفَظْ اللَّهَ يَحْفَظْكَ احْفَظْ اللَّهَ تَجِدْهُ تُجَاهَكَ إِذَا سَأَلْتَ فَاسْأَلْ اللَّهَ وَإِذَا اسْتَعَنْتَ فَاسْتَعِنْ بِاللَّهِ وَاعْلَمْ أَنَّ الْأُمَّةَ لَوْ اجْتَمَعَتْ عَلَى أَنْ يَنْفَعُوكَ بِشَيْءٍ لَمْ يَنْفَعُوكَ إِلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللَّهُ لَكَ وَلَوْ اجْتَمَعُوا عَلَى أَنْ يَضُرُّوكَ بِشَيْءٍ لَمْ يَضُرُّوكَ إِلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللَّهُ عَلَيْكَ رُفِعَتْ الْأَقْلَامُ وَجَفَّتْ الصُّحُفُ»

“O djalosh, po t’i mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, po qe se të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të mund të të bëjnë mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjellas, nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.”

Në një transmetim tjetër, krahas të Tirmidhiut, thuhet:

وَفِي رِوَايَةِ غَيْرِ التِّرْمِذِيِّ: „احْفَظْ اللَّهَ تَجِدْهُ أمامك، تَعَرَّفْ إلَى اللَّهِ فِي الرَّخَاءِ يَعْرِفُك فِي الشِّدَّةِ، وَاعْلَمْ أَنَّ مَا أَخْطَأَك لَمْ يَكُنْ لِيُصِيبَك، وَمَا أَصَابَك لَمْ يَكُنْ لِيُخْطِئَك، وَاعْلَمْ أَنَّ النَّصْرَ مَعَ الصَّبْرِ، وَأَنْ الْفَرَجَ مَعَ الْكَرْبِ، وَأَنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا

“Ruaje Allahun, që ta kesh para vetes! Njihe Allahun kur të jesh në rehati, që të të njohë kur të jesh në vështirësi! Gjithashtu, dije se ajo që nuk të ka goditur, nuk do të mund të të godiste dhe se ajo që të ka goditur, nuk do të mund të të mos godiste. Po ashtu, ta dish se fitorja është me durimin, shpëtimi me mundimin dhe vështirësia me lehtësimin.”

Vëllezër dhe ju motra të nderuara, po ashtu kjo situatë në të cilën jetojmë është si pasojë e shkeljes së të drejtave dhe tejkalimit tonë të kufijve ndaj njëri tjetrit si krijesë njeri.

Po ashtu edhe padrejtësive dhe dëmtimit të krijesave tjera, sikurse edhe guximit të krijesës njeri të ndryshojë ligjet natyrore të Zotit të cilat janë të vendosura për mbar funksionimin e të gjitha krijesave të Zotit në gjithësi.

ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُم بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Fesadi (poshtërsitë, shkatërrimi, mosbindja ndaj Allahut, mëkatet) ka dalë hapur në tokë e në det, i merituar për çfarë bënë e fituan vetë duart e njerëzve, që Allahu të mund t’i bëjë ata të shijojnë një pjesë të asaj që kanë punuar, me qëllim që ata të mund të kthehen (me pendim nga Allahu dhe të kërkojnë Faljen e Tij). Kuran 30-41

Pra viruset, poshtërimet, shkatërrimet etj. I dërgon Allahu xh.sh me qëllim të pendohemi e të kthehemi tek Allahu xh.sh, ti shtojmë veprat e mira e të largohemi nga veprat e këqija. Sprovat, sëmundjet, viruset dhe të këqijat tjera ndonjëherë  All-llahu xh.sh na i dërgon edhe për ngritjen e vlerave dhe pozitave tek All-llahu xh.sh.                                                             Argument për këtë e kemi hadithin e Pejgamberit a.s ku thotë:

عَنْ مُصْعَبِ بْنِ سَعْدٍ، عَنْ أَبِيهِ، قَالَ: “ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَيُّ النَّاسِ أَشَدُّ بَلَاءً؟، قَالَ: (الأَنْبِيَاءُ ثُمَّ الأَمْثَلُ فَالأَمْثَلُ، فَيُبْتَلَى الرَّجُلُ عَلَى حَسَبِ دِينِهِ، فَإِنْ كَانَ دِينُهُ صُلْبًا اشْتَدَّ بَلَاؤُهُ، وَإِنْ كَانَ فِي دِينِهِ رِقَّةٌ ابْتُلِيَ عَلَى حَسَبِ دِينِهِ، فَمَا يَبْرَحُ البَلَاءُ بِالعَبْدِ حَتَّى يَتْرُكَهُ يَمْشِي عَلَى الأَرْضِ مَا عَلَيْهِ خَطِيئَةٌ)

Njerëzit më të sprovuar janë Pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre dhe që i ndjekin ata. Sprovohet njeriu sipas shkallës së besimit, nëse është i fortë në besimin e tij edhe sprovën e ka më të madhe. Nëse është i dobët në besimin e tij do të sprovohet sa shkalla e besimit të tij. Njeriu sprovohet derisa të ecë mbi tokë pa asnjë mëkat.

Vëllezër dhe ju motra të nderuara, po ashtu kjo situatë me virusin korona gjithsesi do të kaloi me premtimin e Allahut xh.sh.

فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا

Padyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.       Kuran 94,5-6

أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاءَ الْأَرْضِ ۗ أَإِلَـٰهٌ مَّعَ اللَّـهِ ۚ قَلِيلًا مَّا تَذَكَّرُونَ

A nuk është Ai (më i mirë se zotat tuaj) i Cili i përgjigjet të pikëlluarit kur ai i drejtohet Atij dhe i Cili e largon të keqen dhe u bën ju trashëgues të tokës brez pas brezi. A ka ndonjë zot tjetër me Allahun? Sa pak mendoni! Kuran 27-62

Mirëpo që të tejkaloj kjo sprovë ne obligohemi nga Allahu xh.sh që ti marrim sebebet (shkaqet) e tejkalimit të kësaj sprove.

Ndërsa unë do të përmendi disa nga shkaqet kryesore të shpëtimin nga sprova e këtij virusi:

  1. Frikërespekti ndaj Allahut xh.sh.

وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّـهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ۚ إِنَّ اللَّـهَ بَالِغُ أَمْرِهِ ۚ قَدْ جَعَلَ اللَّـهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا

Dhe Ai do t’i sjellë atij Risk (furnizim e të mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte. Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht. Padyshim që Allahu do t’ia përmbushë qëllimin atij. Sigurisht që Allahu ka vendosur masë për çdo gjë. Kuran, 65-3

  1. Duaja (lutja)

رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ

M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem. Kuran 40-60

  1. Të bëjmë shumë istigfar

وَمَا كَانَ اللَّـهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

…kur ti (Muhammed) je mes tyre, as nuk do t’i ndëshkonte ndërkohë që kërkojnë Faljen (e Allahut). Kuran 8-33

  1. Namazi dhe durim

وَاسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ

Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me falje (të namazit),… Kuran 2-45

إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُم بِغَيْرِ حِسَابٍ

…Vetëm ata që janë të duruar do të marrin shpërblimin e tyre plotësisht dhe pa kufi.     Kuran 39-10

Pejgamberi a.s ka thënë:

فَافْزَعُوا لِلصَّلاَةِ ‏“‏‏.‏ وَقَالَ أَيْضًا ‏“‏ فَصَلُّوا حَتَّى يُفَرِّجَ اللَّهُ عَنْكُمْ

„Nxitoni për në namaz“ dhe në një transmetim tjetër „faluni deri sa Zoti të ju liroi“

  1. Dhënja e lëmoshës (sadaka)

وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَـٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

…Dhe kushdo që shpëton nga lakmia vetjake, tamam të këtillët do të jenë ngadhënjimtarët. Kuran 59-9

  1. Leximi i kuranit si dhe meditimi i tij

وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ

Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij)… Kuran, 17-82

Vëllezër dhe motra të nderuara, çështje tjetër që është e rëndësishme në lidhje me islamin dhe virusin korona (covid-19) edhe çështja e mbylljes së xhamive dhe mos falja e namazeve me xhematë dhe mos falja e namazit të xhumasë.

Pa dyshim që kjo mbyllje e xhamive tërësisht apo mbyllje e kufizuar i ka thyer të gjitha zemrat e besimtarëve, mirëpo kjo nga ana tjetër ka reflektuar tek ne që të meditojmë se sa të rëndësishme janë për ne muslimanët falja e namazit me xhemat, namazi i xhumasë, hutbeja e xhumasë, leximi dhe mësimi i kuranit në xhami, vepra te cilat na e mbajnë gjallë islamin si dhe rregullojnë çështjen e jetës sonë shpirtërore dhe fizike, mirëpo le të jetë kjo si një nxitje që më shumë ta falënderojmë Allahun xh.sh e më shumë të bëjmë kujdes për ibadetet e Allahut xh.sh e veçanërisht ibadeteve që realizohen në xhami.

Po ashtu ky virus reflekton tek ne edhe në çështjen e adhurimit të Allahut xh.sh si Zot të vetmin i cili adhurohet me merit, ku ne shohim mbyllje të xhamive, zbrazje e haremit të Mekes e Medines, mirëpo nga ana tjetër shohim edhe një vrull të madh të shtimit të ibadeteve ndaj All-llahut  xh.sh sikurse falja e namazeve në shtëpiat tona bashkërisht me familjet tona, leximi i kuranit, lutjet ndaj Allahut xh.sh dhe përkujtimin e Allahut xh.sh na bëjnë të qarët se ne e adhurojmë vetëm Allahun xh.sh një dhe vetëm Atij i bëjmë ibadet e lutje e jo objekteve sikurse Qebes apo xhamive.

Këtë më bukur e sqaron rasti i Omerit r.a kur hyri në Qabe, shkoi tek guri i zi e puthi atë për të filluar tavafin dhe tha: “Unë e di se ti je gurë as nuk sjell dëm e as dobi sikurse mos ta kisha par Pejgamberin a.s duke të puthur nuk do të kisha puthur asnjëherë”.

Po ashtu virusi korona na ka fut edhe në një “izolim” ku ne të “izolohemi” kushtimisht pra ti ndjekim udhëzimet e instucioneve shëndetësore e atyre shtetërore sikurse lëvizja të jenë vetëm për nevojë, larjet e shpeshta të duarve janë obligim fetar ku Pejgamberi a.s na porosit duke thënë:

إذَا سَمِعْتُمْ بِهِ بِأرْضٍ، فلاَ تَقْدمُوا عَلَيْهِ، وإذَا وَقَعَ بِأَرْضٍ وَأَنْتُمْ بِهَا، فَلا تخْرُجُوا فِرَارًا مِنْهُ

Muhamedi a.s. ka thënë: “Nëse dëgjoni se epidemia ka rënë në ndonjë vend, mos hyni atje! E nëse ndodheni aty, mos u largoni nga aty!”

Mirëpo këtë “izolim” kushtimisht duhet ta shfrytëzojmë me familjet tona ti falim namazet me xhemat në shtëpiat tona, të lexojmë bashk kuran, ta përkujtojmë Allahun xh.sh, ti bëjmë lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes, po ashtu edhe lutje të veçanta që kanë ardhur nga Muhamedi a.s në raste të vështira sikurse që është virusi korona (covid-19) e që na ka mësuar Pejgamberi a.s që ti lexojmë ato lutje që të jenë shkak (sebeb) për mbrojtjen nga ky virus sikurse që është.

مَن نَزَلَ مَنْزِلًا، ثُمَّ قالَ: أَعُوذُ بكَلِمَاتِ اللهِ التَّامَّاتِ مِن شَرِّ ما خَلَقَ، لَمْ يَضُرَّهُ شيءٌ، حتَّى يَرْتَحِلَ مِن مَنْزِلِهِ ذلكَ

Pejgamberi a.s thotë: „Kush zbret në shtëpinë e dikujt pastaj thotë: (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej së keqes së çdo krijese nuk do ta dëmtojë asgjë deri sa të largohet nga ajo shtëpi)

Për të cilën Pejgamberi a.s thotë:

بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لَا يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ ثَلَاثَ مَرَّاتٍ لَمْ يَضُرَّهُ شَيْءٌ

„Kërkoj mbrojtje me emrin e Allahut nga çdo keqbërës, emër ky me përmendjen e të cilit nuk mund të bëjë dëm asgjë në tokë dhe asnjë sprovë që zbret nga qielli! Allahu është ai i Cili i dëgjon të gjitha tre herë nuk e godet asnjë e keqe“

Po ashtu edhe lutjen që e përmendëm në fillim e cila është:

وَعَن أَنسٍ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يَقُولُ: اللَّهمَّ إِنِّي أَعُوُذُ بِكَ مِنَ الْبرَصِ، وَالجُنُونِ، والجُذَامِ، وسّيءِ الأَسْقامِ

“O Allah na ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja, nga epidemia dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija”.

Pastaj këto vese të bëhen traditë e shtëpive tona edhe pasi të kalojë virusi korona (covid-19). Lus Allahun xh.sh që ta largojë sa më parë këtë të keqe nga njerëzimi. Amiin

 

 

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

Go to TOP