Most read

Fjalimi i nënkryetarit të KMSHZ-së me rastin e hapjes së xhamisë se re në Reinach

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

 I nderuar imam i xhamisë TULIPAN në Reinach
I nderuari kryetar, kryesi dhe anëtarë të xhamisë “TULIPAN” në Reinach
Të respektuar përfaqësues të organizatave fetare nga Zvicra dhe diaspora,
Të dashur hoxhallarë dhe kryesi të xhamive
Të respektuar përfaqësues të mediumeve televizive dhe të shkruara
Të nderuar mysafirë, vëllezër dhe motra të pranishme

Ju përshëndes me zemër dhe me respektin më të madh dhe ju them es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berakatuhu – Paqja, selami, mëshira dhe begatia e All-llahut qofshin mbi ju!

Të nderuar vëllezër dhe motra

Më lejoni që në emër të Kryetarit hafiz.Mehas ef.Alija dhe të kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër,

Të ju urojë këtë xhami të re, këtë oazë të paqes dhe sigurisë, këtë shtëpi të re tuajën, e cila, shpresoj shumë, do të jetë e dashur dhe bekuar për ju.

 Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni që fjalën time t`a fillojë  me porosinë e Zotit në Kur`an : “ Thuaj njerëzve  që  të punojnë,  sepse punën e tyre do ta sheh Zoti, Pejgamberi i Tij si dhe besimtarët”.

Po ashtu thotë Allahu xh.sh.

”E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Mbramë e që e falë namazin dhe jep Zeqatin e nuk i frikësohet askujt tjetër përpos Allahut të tillët do të jenë të udhëzuarit në rrugën e drejtë”

Muhamedi a.s. thotë:

Ai që ndërton një xhami në këtë botë Allahu ka për t’ia ndërtuar nesër një shtëpi në xhenet“

Lus të Madhin Zot që të i shpërblejë të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj xhamie, besojmë se kjo xhami do të reflektoi vetëm dritë, paqe, lumturi, harmoni, ardhmëri, besim reciproke, bashkëjetesë të komuniteteve në mes vete. Besojmë shumë se udhëheqësit e kësaj Xhamie do luftojnë çdo gjë  që shkon në dëm të individit, familjes e shoqërisë duke bërë dallimin se punët e këqija si ekstremizmi, radikalizmi e terrorizmi nuk kanë asgjë të përbashkët me atë çka del nga mësimet e xhamive për Islamin fe, se Islami është fe që proklamon vetëm paqe.

Andaj më lejoni të ju falënderoi  për përkushtimin tuaj në këtë qytet, të cilët po japin një shembull shumë të mirë me hapjen soleme të xhamisë së re me kompleksin e saj bashkëkohor, që e bën të jetë pikë referimi për muslimanët shqiptarë në Reinach dhe rrethin.

Sot, qyteti juaj i Reinach, në të cilin jetoni dhe punoni si qytetarë legjitimë të këtij vendi mikpritës; ka festë dhe gëzon me gëzimin tuaj legjitim!

Toka e qielli sot, kanë bajram! Po filloni një etap tjeter në Xhamin e re, ku të gjithë do të kenë një mundësi më shumë për të gjetur qetësinë e shpirtit, dritën e udhëzimit, fillin e arsyes dhe tërheqjen e zemrës drejt vlerave të besimit, drejt moralit dhe pastërtisë, drejt nxitjes për punë të ndershme dhe harmoni me tjetrin, drejt vëllazërimit dhe bashkëpunimit, drejt mbrojtjes dhe zhvillimit të paqes sociale, drejt ruajtjes së identitetit islam dhe zhvillimit të harmonisë kombëtare, drejt ruajtjes së gjuhës tonë të bukur shqipe, me anën e së cilës do të mësojmë të madhërojmë Zotin e të lartësojmë mesazhin e Tij për mbarë njerëzimin: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu, më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur nga të këqijat”],

Të nderuar vëllezër dhe motra

Më lejoni po ashtu të falënderojë shtetin dhe popullin zviceran, i cila na hapi derën në ditët më të vështira përmes së cilave po kalonte populli ynë.

Na ndihmojë dhe na përkrahu moralisht dhe materialisht, në kohën kur shumë të tjerë na kthyen shpinën. Miku i mirë në ditë të vështira thuhet ne proverbin tone popullore! Kjo ishte Zvicra!

Ky shtet edhe sot po vazhdon të jetë përkrah popullit tonë me projekte të ndryshme kapitale, të cilat po i investon në shtetin e ri të Kosovës. Si qytetar shqiptar,  i jemi borxh këtij vendi dhe këtij populli, prandaj  nëse asgjë nuk mund t`i ndihmojmë ndonjëherë,  atëherë të bëjmë përpjekje maksimale që asnjëherë, me asnjë formë dhe mënyrë,  të mos e lëndojmë dhe cenojmë qetësin e tyre.

Zoti na ruajt e na ndihmoftë në rrugën e përparimit dhe avancimit, si këtu ku jetojmë  punojmë e ashtu edhe në vendin tonë amë!  Amin !

Ju faleminderit!

 

Imam Fehim ef.Abazi

Nënkryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicer

Reinach, më 08 Maj  2021

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

Go to TOP