Most read

Anija e përbashkët e njerëzimit përballë Koronavirusit

Nehat Ismaili

Në rrjetet sociale dhe media të ndryshme qarkullojnë ide nga më të ndryshme se Koronavirusi mund të jetë produkt i një lufte biologjike, i sajuar nëpër laboratorë të caktuar për qëllime të errëta.

Diskutimet e tilla në këto momente kur shohim mobilizimin e qeverive, vdekjet e njerëzve, janë biseda jashtë çdo niveli, joserioze dhe ne duhet t‘i kursejmë njerëzit nga këto komente dhe interpretime!
Nuk jemi kompetent të komentojmë ide të tilla konspirative dhe çdo përgjigje në këtë drejtim kërkon përgjegjësi morale dhe profesionale.

Brezi i ardhshëm duhet të stimulohen edhe më shumë për të plotësuar vakumin tonë në shkencat e ndryshme dhe të jenë në një stad të mendimit më të avansuar në mënyrë që të jenë pjesë aktive e zhvillimit të mendimit njerëzor me inovacione dhe kontribute shkencore në shumë sfera e lëmi e të mos preokupohen me diskurs kompromitues dhe absurd.

Gjithashtu me të madhe diskutohet dhe komentohet fakti se a mund koronavirusi të jetë një hidhërim apo dënim nga Zoti i Madhërishëm?! Çdo një përgjigje në këtë drejtim është sikur të gjykojmë dhe flasim mbi të panjohurën dhe diturinë e fshehtë të Zotit që neve nuk na është zbuluar “ar. rexhmen bil gajb” e diturinë e fshehtë e posedon vetëm Zoti i Madhërishëm.

Nëse themi se është ndëshkim për këtë vend apo popull dhe spovë për një vend dhe popull tjetër, ne nuk kemi bërë asgjë më tepër përpos që kemi shpërndarë Caktimin dhe Gjykimin Zotit sipas tekave tona!!
Mos harroni, se ne të gjithë jemi pjesë e këtij skenari dhe jemi në të njëjtën anije. Dhe të tjerët gjithashtu do shpërndajnë Caktimin dhe Gjykimin e Zotit në të njëjtën mënyrë sipas tekave të tyre.
Fillimisht, nuk është në ingerencat tona që të japim vlerësime se mbi këtë është hidhërimi dhe mbi këtë spova, sepse këtë nuk e kërkon nga ne Zoti i Madhërishëm.
Përkundrazi, detyra e imamëve dhe udhëheqësve të institucioneve fetare është që të menaxhojnë në mënyrën më të mirë këtë krizë në nivel personal, familjar dhe nivel të mbarë shoqërisë duke qenë kooperues dhe konstuktiv me gjithë akterët e jetës publike dhe autoritetet vendore.

Lutjet tona drejtuar Zotit të Gjithësisë duhet të jenë në kontinuitet, me përgjërim dhe devotshmëri të sinqertë, që Zoti sa më parë të largojë këtë vuajtje nga njerëzimi, të bëjmë vepra të mira sepse vepra e mirë është mbrojtje nga fati i keq.
Nuk ka dallim midis punës së madhe dhe punës së vogël, kur është e drejtë dhe për hirë të Zotit dhe Zoti nuk shpirfillë veprat e robërve të Tij. Dhe vepra e mirë përfshin të gjitha aktivitetet e jetës sonë që janë në dobi të njerëzimit.
Përpjekjet e shkenctarëve, mjekëve, infermierëve, autoriteteve të rendit dhe sigurisë dhe atyre administrative në këto momente të vështira janë për çdo lëvdatë dhe kompliment si dhe mirënjohje për të gjithë që kontribojnë që kjo anije të dalë në bregdet sa më shpejtë, shëndosh e rehat dhe ti kursejmë njerëzit nga interpretimet absurde në këto momente shumë delikate për njerëzimin.

Në një natë të ftohtë e që fryente erë e fuqishme dhe binte rrebesh shiu pa ndalë, saqë toka ishte bërë e pakalueshme, muezini i xhamisë së Pejgamberit , Bilal ibn Rebbah, Zoti qoftë i kënaqur me të, thirri me zë të lartë nga xhamia e profetit duke i porositur besimtarët “ faluni në shtëpitë tuaja” e mos ejani në xhami, madje e as Pejgamberi i Zotit, Paqa qoftë mbi të, që të gjithë të luteshin nga shtëpitë e tyre.
Çuditërisht, ata në asnjë mënyrë këtë veprim nuk e konsideruan dëbim të tyre prej shtëpive të Zotit, e as që e konsideruan hidhërim të Zotit, asnjërën e as tjetrën, por e konsideruarn lehtësim, lejim ( ar.rukhsah) si dhe mëshirë nga Zoti për besimtarët.

Aarburg, Zvicër
21 Mars 2020

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP