Most read

A P E L nga DAIGS për kryesitë dhe imamët e xhamive në Zvicër

02.04.2020, e enjte

APEL

Esselamu alejkum vëllezër, kuvendarë të nderuar!

Duke e pasur parasysh situatën e krijuar me rastin e virusit korona COVID-19 dhe masat e ndërmarra nga autoritetet qeveritare zvicerane dhe të institucioneve fetare, përfshirë këtu edhe vendimet e DAIGS, apelojmë deri ju dhe te xhematet tona që:

  • Të mobilizohen imamët me xhematet e tyre, p.sh. me nja 15-20 vullnetarë, në koordinim me organet spitalore vendore, dhe të dhurojnë gjak, si shenjë solidarizimi për të shpëtuar jetë;
  • Imamët të angazhohen maksimalisht për të senzibilizuar xhematet dhe opinionin publik për sprovën, masat që duhet të ndërmerren dhe për përgatitje për në muajin e Ramazanit, duke shkruar dhe inçizuar video-materiale, etj.;
  • Imamët të mos e lënë pas dore mundësinë e kontaktit me xhematin, shërbimet jashtë xhamisë, si dhe, më e rëndsishmja, nxënësit e Mektebit të furnizohen me materiale dhe detyra shtesë për mësim në shtëpi;
  • Xhamitë të cilat angazhohen në rafshin humanitar, sidomos duke ndihmuar në vendlindje, vetëmas apo në bashkëpunim me shoqata të ndryshme, ta bëjnë këtë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe të organizimit, duke e njoftuar paraprakisht edhe kryesinë e DAIGS, ndërkohë që pëlqimi ynë është i pakontestueshëm në këtë drejtim;
  • Kryesia e DAIGS shpreh falënderime të shumta ndaj kryesive, imamëve dhe xhemateve tona për pranimin dhe respektimin e vendimeve të cilat u nxorrën me rastin e paraqitjes së virusit Korona COVID-19. 


    Po ashtu, ju bëjmë me dije se Kryesia e DAIGS ka vendosur të kontribuojë këtu në Zvicër, me një mbështetje finaciare, të cilën do t’ia dedikojë aktiviteteve humanitare të ndërmarra nga organizata humanitare të njohura dhe kredibile në Zvicër, sikur që është Kryqi i Kuq apo të tjera. Luten të gjitha kryesitë e xhamive që të na mbështesin dhe, së bashku, të dhurojmë një donacion për të mirën e njerëzve në nevojë në mesin e kësaj shoqërie ku jetojmë. Kjo, sipas nesh, do të ishte një dorë e zgjatur nga ana jonë në vendin ku jetojmë dhe, bësojmë se, do të ndihmojë dukshëm në forcimin e rolit tonë integrues, përafrues dhe përfaqësues në shoqërinë zvicerane.

Mbesim me shpresë se këto pika do të merren parasysh nga ana juaj!

Me respeke

Kyesia e DAIGS

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

Go to TOP