Most read

50 nxënës nga Gjimnazi kantonal i St. Gallenit vizituan xhaminë El-Hidaje

06.03.2018, St. Gallen – Në paraditen e ditës së martë, Bashkësinë Islame „El-Hidaje“ e vizituan dy klasat e Gjimnazit kantonal Burggraben.

50 nxënës të Gjimnazit, së bashku me mësuesit e tyre të lëndës së fesë, z. Ulrich Scherrmann dhe z. Harald Greve, përreth një orë e gjysmë patën mundësinë që të dëgjojnë historikun e xhamisë dhe të xhematit të El-Hidajes, si dhe u njoftuan më detajisht edhe me hapësirat dhe shërbimet që ofron xhamia.

Po ashtu, imami i xhamisë, Hfz. Mehas Alija, bëri prezantimin e domethënieve të pjesëve kryesore të xhamisë, shpjegoi për rolin e saj në jetën e besimtarëve dhe të shoqërisë, si dhe foli rreth veçorive kryesore të Islamit, të namazit, për kuptimin dhe vlerën e pastërtisë, gjegjësisht të abdesit, etj.

Thirrja e ezanit nga vetë nxënësi i Gjimnazit Omer Morina, njëkohësisht edhe nxënësi i xhamisë El-Hidaje, si dhe falja e dy reqateve të namazit nga imami i xhamisë, krijuan një përshtypje dhe kënaqësi tek mysafirët.

Në pjesën e fundit, nxënësit kishin edhe pyetjet e tyre, të cilat kryesisht kishin të bënin me çështjet e relacioneve midis burrit dhe gruas, rreth besimit në Zot, bashkëjetesa, bazat e fesë, Kur’ani, Agjërimi, Zeqati, terrorizmi, domethënia e Minares, çështja e mëkatit, mosveprimi i dispozitave të fesë dhe largimi prej saj, etj.

Në fund, nxënësve iu shtrua edhe një koktej modest nga ana e xhamisë, ku kësaj radhe, por pijeve, mysafirët patën rastin të shijojnë edhe kifle shtëpiake të përgatitura në mënyrë të veçantë për këtë rast nga familja Morina.

Në shenjë të falënderimit, mësuesi Ulrich Scherrmann i dhuroi imamit të xhamisë, Mehas Alija, edhe një dhuratë, gjegjësisht një ëmbëlsirë tradicionale “St.Galler Biberli”, që është e dalluar dhe simbol i qytetit të St.Gallenit.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP